Marrëveshja e koalicionit LDK-PDK "s'e ka paraparë kalimin e Demarkacionit"

Politika

Marrëveshja e koalicionit LDK-PDK "s'e ka paraparë kalimin e Demarkacionit"

Më: 26 prill 2017 Në ora: 23:46
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, 2014

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, thotë se kryeministri Isa Mustafa nuk do ta procedojë Marrëveshjen për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, pa koordinim me partnerin e koalicionit, PDK'në.

Kelmendi ka thënë se marrëveshja e koalicionit PDK-LDK nuk e ka paraparë kalimin e Demarkacionit.

“LDK nuk i detyron domosdoshmërish me votue. Lideri ynë nuk e përdor asnjëherë forcën ose kushtëzimin që t’ia ndryshojë dikujt”, ka thënë Kelmendi në televizionin Rrokum.

Sipas Kelmendit, “PDK po e hedh topin tek LDK, sepse kjo e fundit është më demokratike. Përderisa ne e dimë se edhe në PDK ka deputetë që nuk do ta votojnë Demarkacionin".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat