Dita e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë, analisti politik paralajmëron lëvizje të reja

Politika

Dita e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë, analisti politik paralajmëron lëvizje të reja

Nga: A.Zh Më: 28 prill 2017 Në ora: 01:00
Pamje nga gjendja aktuale në Maqedoni

Shumica parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë ka zgjedhur sot shqiptarin Talat Xhaferi në postin e kryeparlamentarit.

Por, zgjedhja e Xhaferit ka acaruar protestuesit nga jashtë, të cilët u futën të maskuar në Kuvend dhe rrahën e tërhoqën zvarrë deputetët e LSDM-së dhe ata shqiptarë.

Deri më tani është raportuar për 45 të lënduar.

Image
Analisti Rexhep Shahu

Duke folur në lidhje me këtë ngjarje, analisti politik Rexhep Shahu, konsideron se është faktorizimi më i madh juridik i shqiptarëve, të marrin postin numër dy të shtetit.

Ai ka thënë se mund të bëhen shumë zhurma, por kjo është arritja më e madhe e shqiptarëve në Maqedoni.

“Ndoshta është edhe faktorizimi më i madh juridik i shqiptarëve duke marrë postin numër dy të shtetit. Mund të bëhen shumë zhurma e shumë lëvizje, por kjo arritje është më e madhja juridikisht”, ka thënë analisti Shahu në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat