Serbia ngul këmbë, nuk e tërheq aktakuzën ndaj Haradinajt

Politika

Serbia ngul këmbë, nuk e tërheq aktakuzën ndaj Haradinajt

Më: 28 prill 2017 Në ora: 12:30
Ramush Haradinaj, Colmar, Francë

Aktakuza e Serbisë ndaj Ramush Haradinajt do të mbetet në fuqi.

Kështu ka thënë të premten nënkryetari i qeverisë në Beograd, Rasim Lajiq.

Ai ka bërë të ditur që prokurori publik në Francë ka pesë ditë kohë për t’u ankuar në vendimin e Gjykatës për te hedhur poshtë kërkesën e Serbisë për ekstradim të Haradinajt.

Lajiq ka shtuar që në rast se nuk gjykohen krimet, pajtimi në rajon nuk do të jetë i mundur.

“Mbetet të kuptojmë nëse Gjykata Speciale do ta ketë guximin për t’i procesuar rastet ndaj atyre që kanë kryer krime lufte, apo ndoshta është krijuar vetëm sa për t’ju hedhur hi syve familjeve të viktimave”, transmetohet të ketë thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat