"Manipuluesit e PDK -së, pajisin me imunitet të inkriminuarit”

Politika

"Manipuluesit e PDK -së, pajisin me imunitet të inkriminuarit”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 28 prill 2017 Në ora: 19:24
Partia Demokratike e Kosovës

Sipas analistit politik Rexhep Shahu,  zgjedhjet e jashtëzakonshme që kërkon PDK-ja është që të pajisë me imunitet eksponentët e saj, që rrezikohen prej Gjykatës Speciale. “ PDK-ja  nuk do ti jepte kurrë dekorata e fletë lavdërime apo medalje e mirënjohje Isa Mustafës, por do ta ngarkojnë me gjithë akuzat e mundshme e të pamundshme, dhe me gjithë dështimet që i takojnë e që nuk i takojnë. Pasi PDK-ja është makinë gjigande manipulimi për shkak se mapipulatorët e saj janë ata që po manipulojnë luftën, lirinë, dhe çdo gjë të ndershme dhe po synojnë të shpallen pronarë të lirisë e të luftës”, është shprehur Shahu

Situata me Demarkacionin e kufirit me Malin e zi, ka bërë që zgjedhjet e parakohshme të konsiderohen të pashmangshme. Tashmë, mundësinë për dërgimin e vendit në zgjedhje në rast se nuk votohet Demarkacioni nuk po e mohon as Lidhja Demokratike e Kosovës e cila drejton qeverinë. Ndërsa, çështje e diskutueshme mbetet edhe partneri i koalicionit me të cilin LDK mund të qeverisë vendin pas zgjedhjeve të ardhshme. Kjo, për arsye se ky subjekt politik ndihet i “tradhëtuar”, nga partneri aktual qeverisës PDK, e cila po del në shesh duke insistuar në zgjedhje të jashtëzakonshme duke akuzuar për dështim vetëm LDK-n edhe kryeministrin Mustafa.  Në lidhje me atë se a do të përgatitet LDK-ja, të gjejë një partner me serioz për bashkëqeverisje të qëndrueshëm dhe të pa inkriminuar,  zv/ Ministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj ka thënë, se duhet të presin ende, të paktën deri në përfundim të kësaj situate.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat