Ish partiakët e Presidentit kundër dekriminalizmit

Politika

Ish partiakët e Presidentit kundër dekriminalizmit

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 28 prill 2017 Në ora: 19:26
Presidenti i vendit Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se në listat zgjedhore nuk duhet të jenë persona që janë të dënuar nga gjykatat apo kundër të cilëve ka nisur një proces gjyqësor. Mirëpo, për nismën e tij ai është kundërshtuar pikërisht nga ata persona që janë nën hetime dhe që kanë synim të marrin pjesë në zgjedhje. 

Në një përgjigje për gazetën “Bota sot”, Zyra e Presidentit Thaçi, ka rikonfirmuar nismën e tij se partitë politike duhet të pajtohen rreth një Kodi të Mirësjelljes, me të cilin zotohen se nuk do të përfshijnë në lista persona që janë nën hetime. Kjo, sipas Presidentit, do të ndihmonte në instalimin e një praktike të tillë në të gjitha zgjedhjet. 

“Partitë politike ftohen që të pajtohen rreth një Kodi të Mirësjelljes, sipas të cilit të gjitha palët nënshkruese zotohen që të mos përfshijnë në listat e kandidatëve persona që janë të dënuar nga gjykatat për vepra të ndryshme penale apo kundër të cilëve ka nisur një proces gjyqësor. Kjo do të ndihmonte në instalimin e një praktike të tillë në të gjitha zgjedhjet. Do të bëhej e vet-kuptueshme që dikush që ka precedent penal të mos kandidojë për poste politike”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat