Shantazhi Rama -Thaçi për bashkim kombëtar, fals dhe i pavërtetë

Politika

Shantazhi Rama -Thaçi për bashkim kombëtar, fals dhe i pavërtetë

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 2 maj 2017 Në ora: 17:30
"Bashkimi kombëtar nuk bëhet dot kurrë prej Ramës e Thaçit sepse as njeri as tjetri nuk e duan bashkimin kombëtar. Sepse në një shtet të bashkuar të shqiptarëve nuk kanë shance të drejtojnë as Edi Rama as Hashim Thaçi”, ka thënë Shahu.

“Bashkimi kombëtar nuk bëhet dot kurrë prej Ramës e Thaçit sepse as njeri as tjetri nuk e duan bashkimin kombëtar. Sepse në një shtet të bashkuar të shqiptarëve nuk kanë shance të drejtojnë as Edi Rama as Hashim Thaçi”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë u zotuan ditë më parë për Shqipërinë e Bashkuar. Këto deklarata të udhëheqësve shqiptarë kanë ngritur ‘pluhur’ tek zyrtarët shqiptarë dhe të huaj.   

Deklaratat e tyre janë kritikuar shumë nga miqtë ndërkombëtarë duke thënë se po prishin paqen dhe stabilizitetin në Ballkan.  Por njohësit e çështjeve në vend nuk i marrin aspak seriozisht deklaratat e tilla. Kështu analisti Rexhep Shahu ka thënë se kjo është vetëm shaka. 

“Kjo është shaka si gjithmonë, por tashmë një shaka e hidhur që e bën Edi Rama me Aleksandër Vuçiçin.  Vetëm një gjë të vërtetë kanë këto thashetheme, që fjalën bashkim kombëtar e mbajnë gjallë dhe popullata nuk e harron. Bashkimi kombëtar bëhet, nuk thuhet. Bashkimi kombëtar nuk bëhet dot kurrë prej Ramës e Thaçit sepse as njeri as tjetri nuk e duan bashkimin kombëtar. Sepse në një shtet të bashkuar të shqiptarëve nuk kanë shance të drejtojnë as Edi Rama as Hashim Thaçi”, ka thënë Shahu. 

Sipas të njëjtit,  në një shtet të bashkuar të shqiptarëve, nuk ka shanc të fitojnë kurrë majtistët, enveristët, marksistët.  

 “Po ta duan bashkimin kombëtar Thaçi dhe Rama, ata i bëjnë referendumet përkatëse në Shqipëri e në Kosovë dhe e pyesin popullin a janë dakord për bashkimin, me referendum. Por, ata ngaqë nuk e duan bashkimin, as referendumet nuk i bëjnë. Bashkimi kombëtar i shqiptarëve mund të ndodhë kur Kosova të hyjë në OKB, kur të hyjnë të dy shtetet shqiptare në BE dhe bashkimi do ndodhë në BE. Ndërsa bashkim klasik, për një qeveri e një parlament e një president, është vështirë. Ose ky bashkim bëhet me luftë, të cilën nuk e bëri as  Thaçi as Rama kur ishte koha që shqiptarët t’i caktonin kufijtë e tyre me luftë në vitet 1998-1999”, thekson ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat