Haliti: Brukseli s’është fajtor, çelësi për në BE është në duart tona

Politika

Haliti: Brukseli s’është fajtor, çelësi për në BE është në duart tona

Më: 9 maj 2017 Në ora: 14:07
Xhavit Haliti

Qytetarë të shumtë të Kosovës kanë zgjedhur forma të ndryshme për të shënjuar Ditën e Evropës.

Me këtë rast, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka theksuar se shumë shpeshë akuzojmë Brukselin që po na e pengon në rrugën drejt Bashkimit Evropian por çelësi për këtë është e kosovarëve.

Gjithashtu Haliti ka shtuar se është i kënaqur me gjithë harmoninë qytetare që kanë sot ata në sheshet e Prishtinës.

“Tani po e shoh se këtu kanë ekspozuar stendat e të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian dhe po shoh se qytetarët janë të interesuar dhe po bisedojnë, po bëjnë muzikë, po luajnë fëmija dhe po marrin informacione për Bashkimin Evropian gjithë ky interesim i qytetarëve të Kosovës për t’i arritur standardet evropiane dhe të bëjmë liberalizimin e vizave dhe që Kosova të bëhet pjesë e BE-së”, ka thënë Haliti.

“Ne kemi detyrimet tona dhe detyrat tona nëse duam të shkojmë andej dhe dua të them se nganjëherë ne akuzojmë Brukselin që po na pengon e s’po na e hap dyert por them se çelësi për në drejtim të BE-së është në duart tona, në duart e politikës, të institucioneve dhe të qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar Haliti.

Gjithashtu nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka deklaruar se demarkacioni është njëra  anë e funksionimit në drejtim të Bashkimit Evropian.

“Mendoj se demarkacioni është njëra anë në qoftë se politika funksionon në drejtim të  Bashkimit Evropian, gjithçka do të jetë  e rregullueshme”, ka përfunduar Haliti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat