Bllokimi i proceseve nga të inkriminuarit e partive politike

Politika

Bllokimi i proceseve nga të inkriminuarit e partive politike

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 10 maj 2017 Në ora: 16:23
Ilustrim

Marrëveshja e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi si dhe marrëveshja e asociacionit të komunave serbe, kanë bërë që të bllokohen edhe proceset e rëndësishme në Kuvendin e Kosovës. Kështu pohojnë zyrtarët e partive politike vendore dhe analistët politikë, duke shtuar se pasojat e bllokimit të proceseve të rëndësishme do t’i bartin qytetarët e Kosovës. Sipas zyrtarëve partiakë, demarkacioni dhe asoaciacioni kanë bllokuar tërësisht proceset, përfshirë këtu zhvillimin ekonomik, invesitimet dhe punësimet.  Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, ka thënë se këto dy tema kanë prodhuar situatë  të pakënaqshme dhe e gjitha kjo për interesa partiake.

“Është e saktë se këto dy tema dhe mënyra e artikulimit të tyre politike dhe ndërlidhja e tyre në luftën primitive, për interesa partiake, për pushtet, ka prodhuar një situatë teje konfliktuoze, tensionuese dhe kanë prodhuar gjithashtu edhe shumë energji negative dhe si të tilla ato kanë prodhuar një kosto të lartë. Megjithatë edhe përkundër kësaj janë vënë në veprim disa masa të politikave ekonomike që më parë i kanë munguar Kosovës de ato kanë ndikuar në rritjen relativisht të kënaqshme për këto situata të rrijes ekonomike, investimet dhe punësimit, stabilitet makroekonomik e buxhetor”,  ka vlerësuar Mustafa. 

Sipas Mustafës koston e bllokimit të proceseve të rëndësishme në vend do ta paguajnë qytetarët dhe Kosova.  “Rrezikimi i ecurive të shtetndërtimit dhe partneritetit Euro atlantik, procesit të integrimeve evropiane e liberalizimit të vizave është një prodhim i vetëdestrukcionit nga disa qarqe e politikanë që nuk kuptojnë seriozitetin e proceseve në të cilat ndodhemi. Kosoton do ta mban e gjitha Kosova dhe ne qytetarët e saj”,  ka pohuar më tej Mustafa.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat