"Specialja çon prapa grilave Thaçin dhe Veselin"?

Politika

"Specialja çon prapa grilave Thaçin dhe Veselin"?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 12 maj 2017 Në ora: 15:59
Anton Quni, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

“Këta njerëz para publikut paraqiten se heronj e janë frikacakë. Këta janë njerëz që të lënë në gjysmë të rrugës. Sot mundem me u ndi fitimtar. Por z.Veseli, z.Thaçi, ju jeni arsyeja që më bëni të qëndroj në këtë parlament. Për të gjitha ato që keni bërë po më detyroni të qëndroj derisa t’ju shoh prapa grilave. Ju vini nga një formacion shumë i dyshimtë, që duhet të jap përgjegjësi para qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Anton Quni në fjalimin e tij në Kuvend.

Votimi i mocionit ndaj Qeverisë Mustafa, është përcjellë me akuza të shumta të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës kundrejt atyre të Partisë Demokratike të Kosovës.  Deputeti i LDK-së Anton Quni, kishte menduar ta lë politikën, pas këtij mandati, mirëpo ai ka thënë se nuk do ta bëjë një gjë të tillë, dersia të mos i shoh Presidentim Hashim  Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin prapa grilave.  Deputeti Quni nuk është përgjigjur për gazetën lidhur me arsyen se përse do t`i shoh prapa grilave, Thaçin e Veselin, derisa gjatë fjalimit të tij në Kuvend ka thënë se Thaci e Veseli vinë nga një formacion i dyshimtë i luftës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat