Albin Kurti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeminstër

Politika

Albin Kurti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeminstër

Më: 16 maj 2017 Në ora: 13:38
Albin Kurti

Kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit do të jetë Albin Kurti.

Merret vesh se ky subjekt politik tashmë ka vendosur për ta caktuar ish-liderin e kësaj partie si kandidat të saj, ndërsa zyrtarizimi pritet që të bëhet nesër në një votim formal në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie.

Ndërkohë që sonte është edhe afati i fundit i caktuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor që partitë politike  t`i paraqesin koalicionet me të cilët do të garojnë në këto zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat