Mbyllet afati për koalicione parazgjedhore

Politika

Mbyllet afati për koalicione parazgjedhore

Më: 17 maj 2017 Në ora: 00:08
Ilustrim

Ka skaduar afati për njoftim në KQZ për koalicione parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Nuk dihet për zhvillimet në minutat e fundit, por sot gjatë ditës dy partitë më të mëdha PDK-ja dhe LDK-ja ishin shumë aktive. Në minutat e fundit raportohet se PDK përpos koalicioneve të tjera ka arritur koalicion edhe me AAK-në e Nismën, por një gjë e tillë akoma nuk është zyrtarizuar.

PDK arriti koalicion me shtatë parti më të vogla gjatë ditës, ndërsa LDK nënshkroi marrëveshje me AKR-në, Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi.

Vetëvendosje do të garojë e vetme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat