Zyrtare: Largohen nga koalicioni me Haradinajn, na tradhtoi Ramushi

Politika

Zyrtare: Largohen nga koalicioni me Haradinajn, na tradhtoi Ramushi

Nga: P.R Më: 17 maj 2017 Në ora: 09:54
Ramush Haradinaj dhe Gazmend Islami

(E plotësuar) - Balli Kombëtar Demokrat edhe zyrtarisht është larguar nga koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, pas nënshkrimit të marrëveshjes me PDK-në.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media kryetari i saj, Gazmend Islami.

Komunikata e plotë:

Konferencë e shtypit dhënë për media nga Balli Kombëtar Demokrat 

Koalicionet e tradhëtisë gjithmonë janë ndërtuar natën, sepse nëntoka funksionon vetëm gjatë natës.

Dikur kishte shumë peshë fjala e burrit. Prandaj, miqësitë dhe partneritetet mes njerëzve e sidomos mes shqiptarëve janë ndërtuar në bazë të fjalës, besnikërisë dhe sinqeritetit.

Ne Balli Kombëtar Demokrat, jemi lëvizja më e vjetër në gjitha trojet shqiptare dhe gjithmonë kemi funksionuar në bazë të vlerave, fjalës, besës dhe sinqeritetit.

Na vije shumë keq që kemi besuar në fjalën e një njeriu që e kemi vlerësuar shumë, dhe nuk kemi besuar kurrë që ky njeri do bëjë pazare të natës dhe të pista, për hir të një posti dhe pushteti.

Lidhja e koalicionit mes partisë tonë dhe AAK-së, respektivisht mes meje dhe kryetarit të AAK-së  z.Haradinaj, është ndërtuar për ta shkapur shtetin nga e keqja që e ka kapluar vendin tonë, për ta shporrur klanin Pronto nga pushteti.

Por nuk kemi lidhur koalicion me z. Haradinaj që edhe ne të bëhemi pjesë e klanit Pronto, për hir të kolltuqeve dhe pushtetit.

Balli Kombëtar Demokrat nuk është i etur për pushtet që të bëhet pjesë e klaneve mafioze dhe nuk do të bëhet kurrë.

Prandaj deklaroi që Balli Kombëtar Demokrat largohet nga ky koalicion i turpit dhe klanit Pronto.

Me respekt,

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat

Gazmend Islami

Ramush Haradinajt i ikin partnerët e koalicionit pas nënshkrimit të marrëveshjes me PDK-në

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë natës së mbrëmshme ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës, e ku Haradinaj do të jetë kandidat i këtij koalicioni për kryeministër.

Por, pas marrëveshjes për koalicion me PDK-në, tek kampi Haradinaj kane filluar përçarjet dhe largimet.

Sipas burimeve të “Bota sot”, Balli Kombëtar Demokrat, me kryetar Gazmend Islamin, që kishe koalicion parazhedhor me AAK-në gjatë ditës së stome do të largohet nga ky koalicion.

“Në ora 13 në konferencë për media, kryetari Islami do të bëjë publike tërheqjen nga koalicioni me AAK-në. Ne nuk mund të jemi në një listë me SHIK-un e Kadri Veselin”, ka thënë ky burim për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat