Klasa politike dështoi qëllimisht reformën zgjedhore

Politika

Klasa politike dështoi qëllimisht reformën zgjedhore

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 19 maj 2017 Në ora: 16:18
Seancë e kaluar e Kuvendit të Kosovës

“Asnjëherë nuk kishte interesim që të ketë reformë zgjedhore të mirëfilltë, por kishte më shumë politike, pra fjalë. Është bërë dëm mjaft i madh në këtë çështje, derisa pa reformë erdhën sërish zgjedhjet. Përgjegjesia bie te partitë politike dhe te Presidenti, i cili është dashur kaherë të përfundojë, por jo të fillojë e të mbetet në gjysmë”, ka thënë ish anëtari i KQZ –së, Blerim Burjani.

Zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit do ta gjejnë Kosovën pa reformë zgjedhore. Ishin zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit, kur Presidenti i vendit Hashim Thaçi, kishte deklaruar se duhet të bëhet reforma zgjedhore. Madje, vetë Presidenti Thaçi kishte mbledhur disa herë përfaqësuesit e subjekteve politike në Kosovë për të diskutuar për reformën zgjedhore. Këto takime ishin refuzuar nga subjektet politike opozitare.   Nisma e Presidentit, në atë kohë, ishte përkrahur edhe nga kreu i PDK-së Kadri Veseli, i cili pati deklaruar se deri në dhjetor të vitit 2016 reforma zgjedhore do të përfundonte.  Të njëjtit nuk janë përgjigjur në pyetjen e gazetës,  nëse mungesa e reformës zgjedhore do të shkaktojë pasoja.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat