Avdullah Hoti, Kryeministri që do të çlirojë Kosovën nga krimi

Politika

Avdullah Hoti, Kryeministri që do të çlirojë Kosovën nga krimi

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 19 maj 2017 Në ora: 16:37
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti

“Populli i Kosovës duhet të zgjohet, të mendojë seriozisht dhe të veprojë fuqishëm në përcaktim të fatit të vet në zgjedhjet e pas një muaji. Populli shqiptar i Kosovës duhet ta dijë mirë se, Kosovës duhet t'ia zgjedh një kryeministër dinjitar që ka gatishmërinë të sakrifikojë veten për komb e atdhe, që do të hedh çdo lloj interesi personal dhe që ka kurajën qoftë edhe që të flijojë gjithçka të interesit personal në mposhtjen e krimit dhe korrupsionit dhe të forcimit të shtetit ligjor, që t'u tregojë të gjithë armiqve se, shqiptarët e Kosovës dinë të bëjnë shtet”, ka thënë Skënder Zogaj

Kandidimi i profesor Avdullah Hotit për postin e Kryeministrit po vlerësohet si një hap i duhur që vendin ta drejtojnë persona me të kaluar të pastër. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë, se Kosova ka nevojë që të ketë në krye kryeministra që nuk janë provuar më herët.   Analisti politik Blerim Burjani ka thënë, se kjo çështje do të varet shumë nga elektorati dhe lojërat e shumta politike të befasushme.Sipas tij, si gjithëherë fati dhe çështja e Kosovës, janë në duart e elektoratit qytetarë, por tani është koha që të vendosin se a do të zgjedhin ndryshime apo dëshirojnë ngërçe dhe pazare politike.  

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat