Lista e Vetëvendosjes: Këta janë kandidatët e konfirmuar për deputetë

Politika

Lista e Vetëvendosjes: Këta janë kandidatët e konfirmuar për deputetë

Nga: BOTA SOT Më: 19 maj 2017 Në ora: 19:31
Lëvizja Vetëvendosje

(E plotësuar) -  Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe nënkryetari, Dardan Sejdiu, do të jenë pjesë e listës së kësaj partie për deputetë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Lajmin e ka konfirmuar vet Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, shkruan Bota sot.

Ai ka thënë se nëse prania e tij dhe Sejdiut e rrit lëvizjen edhe për një votë, mudn të sjellin ndryshimin.

Postimi i plotë:

Kosova gjendet para një sfide të madhe e cila mund të kthehet në fitore të madhe për qytetarët e saj. Lëvizja VETËVENDOSJE është rruga e cila Kosovën mund ta çlirojë nga krimi dhe ta dërgojë drejt progresit dhe zhvillimit.

Duke ditur rëndësinë e kësaj gare dhe peshën e çdo vote e cila mund të sjellë ndryshimin, Lëvizja VETËVENDOSJE ka marr vendim që në këtë betejë të përdorim të gjitha resurset pa kursim. Bashkë ne të gjithë kemi vendosur si udhëheqësi komunale të angazhohemi maksimalisht në këtë garë, prandaj edhe unë edhe nënkryetari edhe disa drejtorë kemi vendosur të jemi në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Në qoftë se prania jonë në listë e rrit lëvizjen edhe për një votë, atëherë ja vlen. Të gjithë ata të cilët pajtoheni me punën tonë të vazhdueshme në Prishtinë e që nuk do të ndalet, të gjithë ata të cilët pajtoheni me qëndrimet tona e të cilat do ti shprehim në çdo forum, dhe të gjithë ata të cilët pajtoheni me angazhimin tonë e i cili veçse do të shtohet, ju ftoj të na përkrahni. Mos thuani se vota juaj ska rëndësi me arsyetimin se është vetëm një, sepse ne thellësisht besojmë se ne jemi shumicë, por na duhet çdo votë. E çdo votë për Lëvizjen është votë e ndryshimit./BS/

Haxhiu: Jemi në përfundim të listës

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka filluar mbledhjen prej orës 18:00 ende është duke vazhduar në finalizimin e listës zgjedhore për kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Anëtarja e Kryesisë së këtij subjekti, Albulena Haxhiu konfirmoi për KosovaPress se mbledhja është duke vazhduar ende dhe se janë në finalizim të listës me 110 kandidatë. Sipas saj, dorëzimi i kësaj liste do të ndodhë në ora 24:00. Ajo mohoi të jenë shfaqur pakënaqësi nga aktivistë të LVV-së për renditje dhe futje në listë për deputet.

Haxhiu: Ende nuk kanë shfaqur ndonjë pakënaqësi në lidhje me listat

“Ende nuk ka përfunduar mbledhja e kryesisë, ku po finalizohet lista e kandidatëve për deputetë. Natyrisht se sot në orën 24:00 duhet të dërgohen listat dhe jemi në përfundim të listave. Jo deri më tani ende nuk kanë shfaqur ndonjë pakënaqësi në lidhje me listat. Unë uroj që të jetë kështu, i rëndësishëm është programi, koncepti që ka Lëvizja Vetëvendosje dhe natyrisht se qytetarët do të vendosin për kandidatët apo deputetët që përfaqësojnë më së miri këtë program”, theksoi Haxhiu.

Aida Dërguti nga Vetëvendosje dhe Dardan Molliqaj të cilët lëshuan mbledhjen për të shkuar në një debati televiziv, theksuan po ashtu se kryesia është ende në takim dhe po finalizojnë listën.

***

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje thanë të premten se mbledhja e Kryesisë është duke vazhduar dhe se lista prej 110 kandidatëve për deputetë do të dorëzohet në KQZ në ora 24.00.

Aida Dërguti nga Vetëvendosje deklaroi, se mbledhja e Kryesisë ende nuk ka përfunduar dhe se janë duke diskutuar për çështje teknike.

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, mohoi të ketë pakënaqësi nga aktivistë të Lëvizjes Vendvendosje lidhur me listën e kandidatëve për deputetë, derisa Albulena Haxhiu konfirmoi se lista është me 110 kandidatë.

Sipas tyre dorëzimi i listës me kandidatët për deputetë do të bëhet në ora 24.00.

Kurti del nga mbledhja e Kryesisë, nuk prononcohet për media

Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti para pak çastesh ka dal nga mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk ka pranuan të prononcohet për media.

Në mbledhjen e Kryesisë, e cila duket se është duke vazhduar ende, pasi veç Kurtit nuk është parë të del asnjë përfaqësues tjetër, është duke u diskutuar formimi i listës zgjedhore për deputetë për zgjedhjet  11 qershorit.

Image
Albin Kurti

***

Subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, është duke zhvilluar mbledhjen e Kryesisë për finalizimin e listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Zyrtarë të Vetëvendosjes kanë konfirmuar se takimi i kryesisë ende është duke vazhduar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat