Limaj paralajmëron Haradinajn: Do të shkarkojmë!

Politika

Limaj paralajmëron Haradinajn: Do të shkarkojmë!

Më: 19 maj 2017 Në ora: 21:56
Veseli, Haradinaj, Limaj

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës për Kosovën, parti kjo në koalicionin qeverisës me PDK-në e AAK-në, ka deklaruar se me Ramush Haradinaj si kryeministër, do  të ketë llogaridhënie.

Ai tha në televizionin Dukagjini se vetë dhe partia e tij është rreshtuar pas Ramush Haradinajt, si  kandidat për kryeministër, sepse beson në punën dhe vizionin e tij.

Megjithatë ai paralajmëroi se në rast se Haradinaj nuk e kryen punën për të cilin të gjithë i kanë dhënë besimin, atëherë mos të pret diçka tjetër, përveç rrëzimit nga Qeveria.

“Frymën e qeverisë së ndryshimit duhet ta drejtojë z. Haradinaj dhe ne presim nga ai  plotësimin e zotimeve të dhëna”, tha Limaj.

Por ai tha se Haradinaj do të veprojë e funksionojë ndryshe.

“Nëse Kryeministrit nuk i pëlqen kuadri i partnerit në qeveri, ai duhet të kërkojë nga partneri i koalicionit që ta  largojë atë person”, u shpreh Limaj në debat.

“Duhet ta dijë secili se kush është  i zoti i shtëpisë. Ne nuk e mbështesim Haradinaj nëse nuk ka ç’kapje  të shtetit e  zhvillim ekonomik”.

“Duam një Kryeministër që është i aftë të marrë vendime të vështira e të rënda në të mirë të vendit, e jo të bëjë kalkulime se me këtë vendim apo atë, sa vota humbas”.

Limaj më tej dha edhe versionin e tij për arsyet që e shtynë ta rrëzojë Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa.

“Ne nuk e kemi rrëzuar Isa Mustafën për inat, por thjesht për shkak të papërgjegjësisë sepse për gjithçka në një qeveri, Kryeministri është përgjegjës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat