Haxhi Shala: Do të votoj sërish kundër Demarkacionit

Politika

Haxhi Shala: Do të votoj sërish kundër Demarkacionit

Më: 19 maj 2017 Në ora: 23:52
Haxhi Shala

Ish deputeti i Nismës, Haxhi Shala, deklaroi se çështja e demarkacionit me Malin e Zi, nëse sillet sërish në versionin e njëjtë në Kuvend, do të kundërshtohet.

Shala tha publikisht se në rast se do të zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës, qysh tash e deklaron votën kundër marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, në rast se do të zgjidhet si deputet..

“Por besoj se Haradinaj, si kryeministër, nuk do të lejojë që kjo marrëveshje kështu siç është do të sillet në Kuvend”, tha Shala.

Ai tha se ka shumë mënyra se si të zgjidhet kjo çështje. E para është të bisedohet me Malin e Zi kurse e dyta që rasti të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat