Deda: Nuk më intereson a zgjidhem deputet

Politika

Deda: Nuk më intereson a zgjidhem deputet

Më: 20 maj 2017 Në ora: 23:04
lir Deda

lir Deda, njëri prej themeluesve të Alternativa ka thënë se është shumë e parëndësishme për të nëse zgjedhjet deputet ose jo.

“E rëndësishme për mua është t’i ipet kahje tjetër shtetit në vitin 2017”, ka thënë Deda. 

“Askush më nuk mundet të premtojë përralla në fushatë, duhemi me qenë të saktë në ata që duhemi ta bëjmë”, ka pohuar Deda në Magazina Zgjedhore.

Programi i tyre, thotë ai se është më i matshëm dhe më i saktë.

“Le ta dijë populli për çka do të punojmë ne. Unë personalisht as numrin nuk e di sa e kam në listën e përbashkët”, ka shtuar ai.

“Unë në zgjedhjet e kaluara e kam kërkuar numrin 100, mua më intereson me çka po garojmë në zgjedhjet e 2017”, ka theksuar ai.

“Unë besoj thellë se ne e dimë me çka do të garojmë”, ka përfunduar ai.

Deda tutje ka thënë se në vend duhet të ketë një rotacion të qeverisjes. Kështu, ai ka thënë se PDK e Kadri Veselit duhet të shkojë në opozitë.

“Besoj që në mungesë të ofrimit të rezultateve, PDK duhet të shkojë në opozitë”, ka shtuar ai.

Për të madje edhe pas kësaj do të kishte shumë punë në vend.

“Edhe pas shkuarjes së PDK në opozitë do të ketë punë në riparimin e dëmeve dhe imazhit katastrofal të Kosovës në botë”, ka pohuar ai në Magazina Zgjedhore.

Më tej Deda ka thënë se nuk dëshiron që të shtyhet siç ka theksuar me ish-partinë e tij – Vetëvendosje.

Këtë e ka deklaruar Deda pasi ka shtuar se mund të bashkëqeverisin me ta

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat