Adem Salihaj, thyen heshtjen për listën zgjedhore të LDK-së

Politika

Adem Salihaj, thyen heshtjen për listën zgjedhore të LDK-së

Më: 21 maj 2017 Në ora: 11:54
Adem Salihaj

Ish-deputeti i LDK’së, Adem Salihaj, ka thënë se nuk di asnjë informacion lidhur me listën e deputetëve të Partisë së tij. Ka parashikuar se do të jetë në listë pavarësisht disa informacioneve se LDK s’e ka në listën e kandidatëve për Parlamentin e ardhshëm.

Ja postimi i tij i plotë

Duke marrë parasysh se kam shumë kërkesa prej mediave që të prononcohem, por edhe thirrje telefonike dhe shqetësime të shumta anetarësisë së LDK--së,po jap këtë deklaratë të shkurtër. 

Nuk kam asnjë informatë zyrtare të konfirmuar lidhur me listën e LDK-së për deputetë. Po spekulohet shumë për diferencime, por nuk dua të besoj se partia ime e vlerave të mëdha demokratike do të bëjë diferencime të tilla,sepse ato,para së gjithash , do ta dëmtonin shumë vetë LDK-në në procesin zgjedhor që është para nesh.AS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat