Kush ka tentuar të politizojë policinë?

Politika

Kush ka tentuar të politizojë policinë?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 21 maj 2017 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Ditë më parë, sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj, ka paraqitur një skemë të krimit të organizuar brenda Policisë së Kosovës, ku shfaqen lidhjet e drejtuesve të departamenteve kryesore të Policisë me Kadri Veselin dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

Pas paraqitjes së kësaj skeme Molliqaj ka thënë se është  kërcënuar. Ndërsa, ekspertët vlerësojnë se edhe pse ka 18 vite nga përfundimi i luftës në vend institucionet e rendit dhe të drejtësisë ende janë të kapura nga politikbërësit. 

Lidhur me akuzat e Molliqajt “Bota sot”,  ka kontaktuar me Zyrën për informim në Policinë e Kosovës, të cilët përmes një përgjigje kanë thënë se veprimet të cilat i merr Policia e Kosovës janë ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese. “Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha veprimet e saja i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese”, thuhet në përgjigjen e Policisë për “Bota sot”.

Ndërsa, zyrtari për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, Shkodran Hoti ka thënë, për “Bota sot” se Vetëvendosja në vazhdimësi ka folur për kapjen e institucioneve të drejtësisë dhe të organeve të rendit nga pushteti. 

“Ne në vazhdimësi kemi folur për shtetin e kapur, shteti i kapur nënkupton para së gjithash kapjen e institucioneve veçanërisht të atyre të drejtësisë dhe të organeve të rendit që janë instrument,  i cili ia mundëson pushtetit që me pas kontroll më të madh mbi çështjet e ndryshme. Ne mendojmë që ky pushtet që ka qenë, por edhe pushtetet e më hershme kanë vendosur njerëzit e tyre edhe në institucionet e sigurisë edhe në institucionet e drejtësisë, të cilët në vend të shërbimit në interes në qytetarëve kanë shërbyer për interesat e ngushta të njerëzve të pushtetit”, ka thënë Hoti për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat