Koalicioni LDK-VV, marrëveshja që do ta çkapte vendin nga krimi

Politika

Koalicioni LDK-VV, marrëveshja që do ta çkapte vendin nga krimi

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 22 maj 2017 Në ora: 14:14
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes Visar Ymeri

Një koalicion i mundshëm në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, do të mund të shpëtonte Kosovën nga kupola e krimit. Kështu janë shprehur analistët politikë, për gazetën “Bota sot”.

Dy partitë politike, nuk e kanë përjashtuar mundësinë që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion.

LDK: Për koalicionin me VV-në shohim pas zgjedhjeve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Adem Salihaj ka thënë se për “ Bota sot” se nuk do të ketë koalicion assesi me Vetëvendosjen.

Image
Adem Salihaj nga LDK-ja

Por, ai ka theksuar se për këtë çështje do të bisedohet pas zgjedhjeve, ku do të shikohet a po arrihet pajtim për koalicion.

“LDK-ja e ka kandidatin për kryeministër dhe nuk ka asnjë arsye që të heq dorë. Prandaj, LDK -ja është e bindur se do t’i fitojë këto zgjedhje dhe se Qeverinë do ta formojë ajo bashkë me Avdullah Hotin kryeministër. Avdullah Hoti ka qenë promotori i Qeverisë se deritashme, atij i përshkruhen reformat fiskale, rritja ekonomike dhe rritja e buxhetit”, ka thënë Salihaj.

Vetëvendosje vija të kuqe PDK-së

Edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, është thënë se është herët për të folur për koalicione paszgjedhore.

Zyrtari për nformim në Lëvizjen VV, Shkodran Hoti ka pohuar se Albin Kurti do të jetë patjetër kandidat i tyre. 

Image
Shkodran Hoti nga Vetëvendosje

“Për koalicione paszgjedhore është herët të flitet, por ne PDK-në e kemi përjashtuar nga çdo koalicion i mundshëm”, ka thënë Hoti për “Bota sot”.

Kelmendi: Koalicioni LDK-VV, do ta shpëtonte Kosovën

Ndërsa, sipas analistit politik Jeton Kelmendi, Vetëvendosje ka një problem të madh në vetvete, pasi një marrëveshje mes LDK-së dhe VV-së, do ta shpëtonte Kosovën.

Ai ka thënë se në rast të koalicionit, cila nga këto dy parti do të merrte më shumë vota, do t’i takonte me automatizëm posti i kryeministrit, e pastaj kandidati më i votuar i grupit politik që do të merrte më së shumti vota, do të mund të bëhej kryeministër.

Image
Analisti Jeton Kelmendi

“Mendoj se kjo do të ishte mënyra më demokratike dhe pastaj partia që merr deputet më pak, do t’i takonte kryetari i Kuvendit. Por siç duket këto nuk i kanë pëlqyer Lëvizjes Vetëvendosje e për fat të keq apetitët janë rritur dhe të tillët janë kryesisht figura të shterrura, të cilët nuk prodhojnë asnjë lloj rezultati dhe ikin e shkojnë në VV. Dhe nga kjo siç duket në Vetëvendosje do të ketë pakënaqësi dhe natyrisht se edhe eloktorati do të jetë i pakënaqur nga të dy anët dhe mund të fitojë. Vetëvendosje maksimumin që mund të arrijë është që ta kapë 18 përqindëshin dhe nëse nuk mund të kalojë 18 përqindëshin pas saj sigurisht se do të ketë modele për rrëzimin e Qeverisë.”, është shprehur Kelmendi.

Ai tutje ka theksuar se koalicioni i territ, do të tentojë të keqpërdor sërish votën e qytetarëve.

“Jam skeptik që blloku me LDK-në do të mund t’i fitojë zgjedhjet, sepse ata nuk janë të zotët as për t’i mbrojtur votat e veta. Dhe në qoftë se këta do të fitojnë nga vota e lire, kam shumë dyshime se do t’i lejojnë, sepse ky koalicioni është një koalicion i territ, dhe ata kanë ditur t’i keqpërdorin votat. Prandaj, edhe tani kanë mundësinë tjetër për t’i keqpëdorur, sepse kush mund ta kontrollojë në komunat e Drenicës PDK-në, dhe kush mund ta kontrrollojë Junikun e Dukagjinin ku dominon  Aleanca e Haradinajve dhe në Malishevë Limën. Pra, mjaftojnë këta dominues të qarqeve nga blloku dhe sigurisht se mund të manipulohet me vota dhe manipulimet nga 5 deri në 10 mund ta ndryshojnë komplet fizionominë e rezultatit”, ka thënë Kelmendi.

Zgjedhje të reja në vjeshtë?

Sipas tij, nga ky fakt do të kemi edhe mosnjohje të rezultateve, sepse PDK-ja gjithmonë që nga ekzistimi i saj e ka çuar Kosovën deri në humnerë dhe për të shpëtuar, në emër të unitetit ka kërkuar të tërhiqet nga parimet e veta.

“Zgjedhjet duhet të jenë fer e pastaj të shikohet se kush do të fitojë. Por në qoftëse fiton blloku me PDK-në, atëherë votat e mjaftueshme nuk i ka as VV, e cila assesi nuk shkon me PDK-në, dhe nuk besoj se do të shkojë as dikush nga blloku i LDK-së. Prandaj, Kosova në vjeshtë do të përballet edhe me një palë zgjedhje tjera, dhe ndoshta së bashku me ato lokale si pasojë e mosnjohjes. Dhe këtu pastaj Vetëvendosje, do ta sheh forcën e vet dhe do të bindet që të futet në listë të përbashkët me LDK-në që ta sigurojë një fitore për ta çkapur vendin nga këta që e kanë kapur tash e sa vite dhe po e mbajnë Kosovën të izoluar dhe jashtë çdo procesi të integruar”, është shprehur Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat