Hyseni: Haradinaj nuk bëhet dot kryeministër

Politika

Hyseni: Haradinaj nuk bëhet dot kryeministër

Më: 23 maj 2017 Në ora: 22:28
Skënder Hyseni

Skënder Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur optimist se do të dalin fitues në zgjedhjet e 11 qershorit në vend.

Kjo pasi ai në Magazina Zgjedhore  tha se nuk e sheh dot Ramush Haradinajn, kryeministër të vendit, derisa shton se ndonëse me një veprimtari të gjerë politike, nuk ishte befasuar aspak nga koalicioni i ‘Krahu i luftës’.

”Me Hotin do t’i mundim të gjithë me vizionin për të ardhmen e këtij vendi, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, me vende punë për këta të rinj e të reja të këtij vendi’.

”Nuk e kam quajtur ‘’koalicion të natës’’ por, jam tepër gjatë në politikë për tmë befasuar dicka. Nuk e kam pritur por gjithsesi që nuk jam befasuar aspak sepse ka luftë për pushtet për interesa të ngushta”.

”Prandaj nuk befasohem nga një veprim i tillë, nuk mund të më zë të papërgatitur veprime të tilla. Përshtypjeve dhe percepsioneve publike nuk mund t’iu ikësh në politikë”.

”Ramush Haradinaj nuk do ta marr qeverisjen e Kosovës. Votuesi i fjetur në Kosovë është zgjuar. Votuesin e fjetur e kanë zgjuar veprimet e pamatura të papërgjegjshme të koalicionit të madh anti-LDK në Kuvend”.

”Koalicioni i AAK-së zgjoi votuesin e fjetur në vend”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat