Avdullah Hoti tregon se prej kur punon me Isa Mustafën

Politika

Avdullah Hoti tregon se prej kur punon me Isa Mustafën

Më: 24 maj 2017 Në ora: 21:39
Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti në “Rubikon” ka folur për kandidaturën e tij për të ardhur në krye të qeverisë.

“Unë të gjitha përgjegjësitë që kam pasur në LDK, i kam kryer me përgjegjësinë më të lartë. Edhe gjatë kohës sa kam qenë ministër, kam kryer detyrat në mënyrën më të mirë të mundshme. Është krijuar një frymë e re dhe janë ndërmarrë reformat e duhura për ekonominë e vendit”, tha ai.

Ai ka thënë se me isa Mustafën janë bashkë që nga viti 1999, nga Institutit Riinvest, Universiteti i Prishtinës, Komuna e Prishtinës dhe së fundi në Qeveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat