Lufta për vota, Haradinaj “kërcënon” punëtorët e administratës

Politika

Lufta për vota, Haradinaj “kërcënon” punëtorët e administratës

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 25 maj 2017 Në ora: 11:20
Ramush Haradinaj

“Gjithë kjo është e pa precedant ndaj një lideri i cili tenton ta ketë një monopol mbi klasën punëtore, duke i kërcenuar se do t’i largojë pa asnjë arsye. Kërcnimi i cili vjen nga Haradinaj, nuk është një vizion i një lideri me përmasa evropiane dhe një vizion politik i një lideri për ndryshime të situatës politike dhe asaj ekonomike, duke kërcënuar stafin civil për largim nga puna” ka thënë Hertica.

Zyrtarisht ende nuk ka filluar fushata  zgjedhore, por Ramush Haradinaj qysh tash ka filluar me deklarata aspak parimore. Haradinaj haptas ka kërcënuar administratën publike shtetërore me largim nga vendet e punës. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, njëherit i nominuar i koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe të tjerët për kryeministër të vendit, vazhdon të insistojë rreth çështjes së përjashtimit nga puna të punonjësve të administratës që nuk e kryejnë punën si duhet.

Në lidhje me këtë kanë pasuar reagime të shumta, përfshirë edhe një reagim të ashpër nga Lidhja Demokratike e Kosovës,  e cila deklaratën e Haradinajt e quan kërcënim dhe shantazh publik.

“LDK garanton qytetarët e Kosovës, që me fitoren që do të arrijë në zgjedhjet e 11 qershorit, do t’ia pamundësojë koalicionit të territ që t’i shantazhojë dhe t’i largojë nga puna punëtorët profesionalë të administratës, me synim që ta mbush atë me mbështetësit e tij”, është thënë në reagimin e LDK-së.

Kurse për Haradinajn kjo nuk qon fare peshë,  pasi që sipas tij nuk mund ta marrim vendin në qafë më ata që nuk e kryejnë punën e vet si duhet.

“Ne kemi bashkëqeveris dikur me LDK-në, ata më njohin mirë, ma kanë besuar dikur qeverisjen e vendit dhe janë krenuar me logjikat qeverisëse. Nuk ka dalur kurrë askush nga puna për çfarëdo përkatësie, për çfarëdo natyre, por nuk mund ta marrim në qafë këtë vend me ata që nuk e kryejnë punën e vet. Pra, administrata nuk është për shkak të administratës, por është për shkak të qytetarëve, të popullit. Nëse dikush nuk iu del ballë shërbimeve në mënyrën e duhur për qytetarët, kuptohet se del nga puna. Nëse dikush ka problem me këtë, punë e madhe. Ne nuk mund ta mbajmë peng vendin tonë në emër të burokracisë. Të gjitha procedurat, të gjitha shërbimet o kanë me u krye në kohë dhe në kualitet që I takon, o kanë me shku në shtëpi”, është shprehur Haradinaj në një konferencë me gazetarë.

Image
Analisti politik, Ali Hertica

Hertica: Haradinaj po ua fut frikën punëtorëve për t’ua marr votat

Duke komentuar deklaratën e Haradinajt, analisti politik Ali Hertica ka thënë për “Bota sot” se ajo është një deklaratë e pa matur dhe e pa logjikshme, sepse nuk ka të drejtë askush askënd ta largojë nga puna në qoftë se nuk i shkel rregullat dhe ligjet  që janë të parapara në marrëdhënie pune.

“Gjithë kjo është e pa precedant ndaj një lideri i cili tenton ta ketë një monopol mbi klasën punëtore, duke i kërcenuar se do t’i largojë pa asnjë arsye. Kërcnimi i cili vjen nga Haradinaj, nuk është një vizion i një lideri me përmasa evropiane dhe një vizion politik i një lideri për ndryshime të situatës politike dhe asaj ekonomike, duke kërcënuar stafin civil për largim nga puna” ka thënë Hertica.

Sipas tij, “Haradinaj me një amulli të pa matur ndoshta po tenton që ta shtijë frikën për t’i marr votat, por kjo siç ka thënë Hertica, nuk është demokratike dhe  as vizionare e një lideri i cili luftoi për ta shpëtuar këtë popull dhe tani me këtë kërcënim nuk do të ketë sukses”. 

“Më  gjeste të tilla, jo vetëm Haradinaj, por kush do qoftë nuk do të fut urrejtjen tek sovrani, sespe ka kaluar koha e diktaturës. Jo vetëm Hardainaj, por kush do qoftë që po tentojë t’i largojë  klasën punëtore dhe  t’i vë simpatizantët apo klandistinët e tyre, do të ketë një situatë jo të mirë, sepse klasa punëtore është fuqi e shtetit, e cila ndrron edhe sisteme.Të gjitha subjektet politike besoj se e kanë të qartë çdo parim të subjekteve politike, ku çdo subjekt thërret qytetarin për një jetë të mirë dhe punësim që ta zhvillojë shtetin e jo të sjellë varfëri dhe papunësi ku çdo subjekt do ta dënojë një sjellje të tillë nga kush do qoftë”, ka përfunduar analisti Ali Hertica.

Kundër propozimit të Haradinajt, ka dal edhe opinionistja Kimete Berisha, duke e quajtur të papranueshëm një propozim të tillë.

“Kadal, Rambo, mos u nxej. Se më lehtë e keni me na ‘vra’ se me na largu prej pune. Po, ti a e din se fati yt si ‘Kryeministër’ i mundshëm lidhet prej fijës së kashtës. Më në ‘rrezik’ do të ishe ti me të largu na ty prej Kryeministri, sesa ti neve me na largu prej pune”, ka shkruar ajo në një postim  në Facebook.

Image
Faton Topalli

Vetëvendosje: S’jemi për rehatimin e simpatizantëve

Ndërsa në Lëvizjen Vetëvendosje, kanë thënë se administrata e Kosovës ka nevojë për reformim, por jo për largimin e të gjithë punëtorëve nga vendet e punës.

Faton Topalli, kandidat i kësaj Lëvizje për deputet të Kosovës, ka thënë për “Bota sot” se deklaratat e tilla të Haradinajt, do t’i vlerësojnë vetë qytetarët e Kosovës.

 “Nuk do të doja t’i komentoja deklaratatat e Haradinajt edhe për faktin pasi që jemi edhe para fillimit të fushatës zgjedhore dhe deklratatat e tij dhe gjithë atyre që marrin pjesë në zgjedhje, do t’i vlerësojnë vetë qytetarët e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit. Ne kemi alternativen tonë, pra programin tonë qeverisës dhe e dimë se administrata e Kosovës sigurisht që ka nevojë për t’u reformuar, por nuk duhet t’i largojmë ata pavarësisht të gjithave, sepse ata janë të punësuar për ti rregulluar problemet e qytetarëve. Ne jemi që të kemi një administratë funksionale, e cila u përgjigjjet kërkesave të qytetarëve dhe jo vetëm për të rehatuar simpatizantët e partive të tyre”, ka thënë Faton Topalli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat