Pacolli: Shumica e kandidatëve për herë të parë në listë, 45 % gra

Politika

Pacolli: Shumica e kandidatëve për herë të parë në listë, 45 % gra

Më: 25 maj 2017 Në ora: 12:33
Konferencë për media e Presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se pjesa më e madhe e kandidatëve në listën e kësaj partie për herë të parë garojnë në zgjedhje.

“Shumë prej tyre me studime jashtë Kosove, kandidatët tanë janë profesionistët më të mirë në fushën e vet, në drejtësi, në ekonomi, në mjekësi, në shkencat sociale, në psikologji, në shkencat teknike”, ka thënë Pacolli,.

Ai po ashtu ka treguar se 45 për qind e listës së AKR e përbëjnë gratë dhe se ka shtuar se kjo është zgjedhje e qëllimshme e tyre.

“Janë bash ata që ka nevojë Kosova! 45% e listës janë gra dhe kjo është zgjedhje e vetëdijshme e jona! Nuk mund të ketë shoqëri të drejtë, të begatë dhe të civilizuar pa gra, pa zonja”, ka shtuar ai.

“Të gjitha janë impresionuese, janë ngritur vetë në jetë, dhe me një perspektivë të ndritshme përpara vetes”, ka pohuar Pacolli.

“AKT është shpresë për Kosovën, së bashku ta bëjmë Kosovën madhështore”, ka përfunduar Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat