Sejdiu tregon planin e LDK-AKR-Alternativa, për Demarkacionin

Politika

Sejdiu tregon planin e LDK-AKR-Alternativa, për Demarkacionin

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 25 maj 2017 Në ora: 17:45
Korab Sejdiu

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu  thotë se koalicioni LDK- AKR- Alternativa është i përgatitur dhe i koordinuar në pikëpamje programore.

Sejdiu në një intervistë për “Bota sot” ka treguar për arsyen se pse kanë zgjedhur bashkëpunimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Po ashtu, ai ka folur edhe për formimin e koalicioni PDK-AAK-NISMA si dhe arsyet  e tyre  për  hyrjen në  koalicion të përbashkët edhe me partinë Alternativa, që është themeluar nga Mimoza Kusari Lila, e cila më herët ka qenë në AKR.

Në intervistë, Sejdiu ka treguar se si do t’i zgjidhin proceset e rëndësishme në vend që kanë mbetur në gjysmë, përshirë këtu edhe asociacionin dhe demarkacionin.

Ai gjithashtu ka folur edhe rreth listave të partive politike të cilat kanë njerëz nën hetime, e që sipas tij kjo është një fatkeqësi e madhe. 

Bota sot: Dy temat kryesore për të cilat edhe nuk kanë mundur të gjejnë gjuhë të përbashkët koaliconi qeverisës LDK- PDK, kanë qenë asociaconi dhe demarkacioni, cili është qëndrimi i AKR-së sa i përket këtyre marrëveshjeve, a do t’i ratifikonit nëse do të hynit në pushtet?

Korab Sejdiu: Këto janë tema që janë komplikuar pa nevojë.  Nëse ne qeverisim, demarkacioni do të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar.  Panelit shqyrtues do t’i  jepet detyrë e qartë sa i përket metodologjisë për t’u përdorur.  Kjo siguron që kjo çështje të mos jetë më në agjendë. Mali i Zi është treguar si partner bashkëpunues  dhe nuk besoj që do të jetë çështje problematike. 

 Sa i përket asociacionit, ky është obligim ndërkombëtar që duhet përfunduar, por që në asnjë mënyrë nuk guxon të ketë kompetencat ekzekutive që kanë pretenduar t’i marrin.  Pra, nuk guxojmë në asnjë rrethanë që ky asociacion të krijojë një nivel të tretë të qeverisjes.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat