Rugova mesazh Haradinajt, Veselit e Limajt: Gllogjani e Broja nuk munden ta mbrojnë tokën e Rugovës

Politika

Rugova mesazh Haradinajt, Veselit e Limajt: Gllogjani e Broja nuk munden ta mbrojnë tokën e Rugovës

Nga: P.R Më: 26 maj 2017 Në ora: 06:39
Naser Rugova në tubimin e LDK-së në Rugovë

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur tubimin e saj me elektoratin në Rugovë. Kandidati për deputet i kësaj partie, Naser Rugova, përmes një fjalimi të mbajtur aty i ka dërguar një mesazh, siç e quan ai “koalicionit të territ”, ku sipas Rugovës, nuk mundet Gllogjani e Broja me mbrojt tokën e Rugovës.

“Kemi qenë bashkë në takime e dedate, shpesh edhe në polemika. Rugova dhe Podguri historikisht i kanë pasur dhe i kanë njerëzit e saj, nuk mujn Prapaqniqi, Gllogjani dhe Broja me mbrojt Rugovën dhe Podgurin. Rugova i ka bijat dhe bijtë e saj, i ka intelektualët e vet”, ka thënë ndër tjerash në fjalimin e tij, Naser Rugova, shkruan “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat