Si duhet të jetë kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës?

Politika

Si duhet të jetë kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës?

Nga: P.R Më: 26 maj 2017 Në ora: 12:48
Faton Avdullahu, këshilltar politik i kryeministrit Isa Mustafa

Faton Avdullahu, këshilltar politik i kryeministrit Isa Mustafa, përmes një postimi në facebook, ka shkruar në lidhje me kandidatët për kryeministër të Kosovës.

Sipas Abdullahut, kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës duhet të jetë i përgatitur profesionalisht dhe të mos lëshoj pe, por që të jetë i tillë ai duhet të mos jetë i korruptuar.

Abdullahu e shesh kandidatin nga LDK, Avdullah Hotin si më i përshtatshmi që të jetë kryeministër i vendit.

Ja postimi i plotë i Abdullahut:

EDHE PSE ESHTE ME I MIRE Z. AVDULLAH HOTI

Kandidatët për Kryeministër 1) Avdullah Hoti 2) Albin Kurti 3) Ramush Haradinaj - duhet të vlerësohen, analizohen dhe maten nga votuesi potencial edhe nga dy kënde shumë të rëndësishme të cilat gjatë fushatës mbase do të anashkalohen apo edhe harrohen krejt. Kurse më pas në punën e qeverisë së re këto dalin të jenë shumë të rëndësishme nganjeherë edhe vitale: 
1) Raporti i Kryeministrit me faktorin ndërkombëtar.
2) Raporti i Kryeministrit me komunitetin serb të Kosovës.
Së pari në këto raporte Kryeministri i ri i Kosovës nuk duhet të jetë inferior. Të mos jetë i tillë duhet të jetë me përvojë dhe i përgatitur profesionalisht. Së dyti duhet të mos lëshoj pe. Të jetë i tillë në rend të parë duhet të mos jetë i korruptuar. Dhe së fundi duhet të jetë shumë kooperues dhe jo përjashtues. Të jetë i tillë duhet ta aspiroj ndërtimin e një Kosove normale. 
Në të gjitha rastet më i përshtatshmi mua më del kandidati z Avdulla Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat