Fitore Geci nga Llausha, paralajmëron Hashim Thaçin!

Politika

Fitore Geci nga Llausha, paralajmëron Hashim Thaçin!

Më: 26 maj 2017 Në ora: 18:56
Fitore Geci dhe Anton Quni

Kandidatja për deputetete nga LDK-ja, e cila është pjestare  e familjes Geci nga Llausha i ka bërë një apel publik presdentit Hashim Thaçi, ku ky i fundit po viziton disa shkolla të Kosovës në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë.

Ja postimi i plotë i Fitore Gecit

President mos shkel Kushtetuten ose do të ballafaqohesh me drejtësinë!

Të dashur miq, sot Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit si person unifikus i dështoi takimi i fushatës në bashëksin lokale më të madhe në Drenicë në fshatin tim të lindjes Llaushë, në shkollën fillore “Halit Geci”.

Kishte thirr prindër e nxënës, erdha edhe unë si nxënëse e kësaj shkolle që kisha për të bërë shumë pyetje, bëre mirë që nuk erdhe.

Unë si deputete e ardhshme e Kuvendit të Kosovës e konsideroj ardhjen tënde si fushatë të pastër elektorale në fshatin tim. Po ashtu shkelje flagrante e Kushtetutës nga i pari i vendit në kohën e zgjedhjeve.

Desha ti bëj thirrje Presidentit mos ta shkelë KUSHTETUTËN , nuk je i mirëseardhur në fshatin tim për shumë arsye që ti i dinë.

Njëra ndër arsyet është komunikata nr.59 që ke lansuar në kohën e luftës, kundër axhit tim GANI GECIT, dhe e keni damkosur si kolaboracionist me damkë, gjithashtu i keni mveshur vepra që nuk i ka bërë kurrë, pastaj ka edhe arsye të tjera që ti kemi shënuar në letër ty dhe prokurorisë, se dikush ka paguar 500 mijë marka për vrasjen e shokëve të axhit tim, Besim Dajakut dhe Bekim Kastratit, si dhe plagosjen e Axhit GANI GECI.

Ti president duhet të jeshë person unifikues e jo përçarës. Njerëzit tuaj dyshohen për shumë vepra kriminale, prandaj president mos e shkel Kushtetutën gjej vrasësit e familjarëve të mi dhe shokëve të axhallarëve të mijë dhe të atyre anëtarëve të LDK-ës që i vrat pas shpine.

#shiheminefinale

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat