Ymeri: Fondi Sovran do të investojë në rritjen e vlerës së Trepçës

Politika

Ymeri: Fondi Sovran do të investojë në rritjen e vlerës së Trepçës

Më: 26 maj 2017 Në ora: 21:15
Visar Ymeri dhe Albin Kurti, Trepçë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka shkruar në Facebook se bashkë me Albinin në Trepçë, i takuan kryesinë e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Stan Tërgut dhe vizituan Muzeun Kombëtar të Mineraleve.

Postimi i Ymerit:

Bashkë me Albinin në Trepçë, i takuam kryesinë e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Stan Tërgut dhe vizituam Muzeun Kombëtar të Mineraleve.

Fondi Sovran do të investojë në rritjen e vlerës së Trepçës, veçanërisht në rritjen e kapaciteteve prodhuese në miniera e flotacion, e në rritjen e kapaciteteve përpunuese në Metalurgjinë e Plumbit e të Zinkut. Trepça është baza e industrisë së Kosovës, pasuri e çmueshme kombëtare. Një industri prodhuese që krijon vende pune. Vendet e punës në industri kërkojnë punë të kualifikuar. Punëtorit të kualifikuar nuk mund t'i japësh pagë të ulët. Sa më të larta pagat e punëtorëve aq më e drejtë shpërndarja e pasurisë. Sa më të larta pagat aq më e madhe kërkesa për prodhime ushqimore të prodhuara te ne.

Masat e VETËVENDOSJE! do t'i përmirësojnë kushtet e punës për punëtorët e minatorët. Orari i punës nuk do t'i tejkalojë 40 orë në javë. Ndërkohë që minatorëve do t'u krijohen kushtet për pensionim të parakohshëm e pension adekuat që ua mundëson një jetë të dinjitetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat