Hoti: Vendimi i Mustafës për largim, e bënë atë një lider të madh

Politika

Hoti: Vendimi i Mustafës për largim, e bënë atë një lider të madh

Më: 26 maj 2017 Në ora: 21:34
Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK – AKR – Alternativa, Avdullah Hoti, ka theksuar se largimi i Mustafës nga lista e kandidatëve për deputet por edhe nga nominimi për shefin e qeverisë se ardhshme, e bën këtë të fundit lider të madh.

Ai në emisionin “Debat D”, ka theksuar se lista e koalicionit të cilin ai e drejton është më e mira në nivel të Kosovës.

“Kemi diku 30 persona në listë që kanë doktoratura, në fusha dhe profile të ndryshme dhe të veçanta, ku i prekim të gjitha problemet që i ka Kosova. Ne kemi kompozua një listë që është unike dhe me ardhje të reja. Me këto profile mund të nxjerrim një ekip të jashtëzakonshëm qeverisës”, ka shtuar Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat