Deputetja me e bukur, tregon pse u trondit PDK dhe bëri koalicion ne mesnatë

Politika

Deputetja me e bukur, tregon pse u trondit PDK dhe bëri koalicion ne mesnatë

Më: 26 maj 2017 Në ora: 22:10
Mirjeta Kalludra dhe Doruntinë Maloku

Mirjeta Kalludra, ish-deputetja e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që tash synon ta fitoj edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës në kuadër të koalicionit LDK-AKR- Alternativa, i është drejtuar me një letër publike elektoratit të partisë që përfaqëson.

Më shumë se kurrë më parë, ajo ka përdorur një gjuhë tejet kritikuese për PDK-në, e cila, ndonëse ishte në koalicion me LDK-në, u vu në mbështetje të opozitës për ta rrëzuar Qeverinë Mustafa.

Në vazhdim mund ta lexoni të plotë adresimin e saj: 

“Të nderuar qytetar të Republikës së Kosovës

Shumë të respektuar elektorat i palëkundur i Lidhjes Demokratike të Kosovë

Pasi kaluan disa ditë nga mjegullat e mëdha politike dhe tashmë vetëm kemi hyr në fushatë elektorale, po e ndiej për obligim si përfaqësuese e juaja, t’i komentoj shkurt gjithë këto lëvizje të papritura politike.

E di që më shumë se asnjëherë tjetër keni pyetur dhe i keni komentuar në mënyra të ndryshme lëvizjet që ndodhen brenda natës, nga rrëzimi i qeverisë e deri në koalicionet që me shumë të drejtë po quhen ‘koalicione të natës’.

Lidhje Demokratike e Kosovës u gjet në situata të vështira nga tradhtia që erdhi nga koalicioni, dhe kjo e di se ndoshta e ka shqetësuar secilin votues besnik të frymës Rugovjane, por me mençuri, maturi dhe pjekuri politike, strukturat e udhëheqëse të LDK-së, i tejkaluan këto sfida.

U tradhtuam nga partneri i koalicionit pas tri viteve qeverisje. Kjo besoj nuk kërkon shumë sqarime sepse është e njohur për gjithë Ju. Ndodhi sepse sukseset e qeverisjes së kryeministrit Mustafa nuk e penguan vetëm opozitën por edhe partinë që ishim ne bashkë qeverisje.

PDK e tronditur nga standardi që po krijohet në Kosovë,  nga modeli se si duhet të qeverisej vendi, si duhet të zhvillohej ekonomia, të rritën vendet e punës, të zhvillohet sektori i bujqësisë, shërbimet shëndetësore e të rritej mirëqenia qytetarëve, vendosi ta ndërpres rrugën, qeverisjen e LDK-së dhe sukseseve të Kosovës.

Vendosi ta rrëzoj edhe veten, vetëm për të mos pranuar ta shoh Kosovën duke u zhvilluar me qeverisjen e udhëhequr nga LDK-ja.

Kjo sot po shihet se nuk na dobësoj, përkundrazi, kjo na bëri edhe më të fortë dhe na rriti besimin e qytetarëve ashtu siç po shihet në ditë e para të fushatës.

Lideri i LDK-së, z. Isa Mustafa arriti ta menaxhoj mirë këtë situatë dhe të na bashkoj edhe me aleat tjerë që synojnë ta zhvillojnë vendin në frymën e njëjtë të traditës së LDK-së, dhe të gatshëm për të punuar për një fitore të re për Kosovën. LDK u rrit dhe ju bashkuan AKR e Behxhet Pacollit dhe Alternativa e Mimoza Kusarit e Ilir Dedës.

Na u bashkuan emra të shquar të shoqërisë civile, analist, intelektual. Po na bashkohen me mijëra qytetarë që u zhgënjyen nga tradhtia e partive të tjera.

Me një entuziazëm të paparë me qindra e mijëra qytetarë po i bashkohen LDK-së, po i bashkohen elektoratit besnik të partisë së liderit historik, Ibrahim Rugova, po i bashkohen vizionit të partisë për të vazhduar shtet-ndërtimin e Kosovës nga kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Avdullah Hoti.

Po ndihem krenare më shumë së asnjëherë më parë me gjithë gatishmërinë që po më ofroni edhe mua personalisht pavarësisht së nuk kam karrierë të gjatë politike dhe pata fatin vetëm për disa muaj t’iu përfaqësoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nga zemra ju falënderoj të gjithë Juve, duke filluar nga vendlindja ime, e anë e këndë Kosovës që po me shkruani e po shprehni gatishmëri për të me përkrahur në këtë fushatë.

Me besim të plotë së do të shënojmë një fitore të madhe.

Me Avdullah Hoti Kryeminister të Kosovës

Energji të reja për një Kosovë më të mirë për një prespektivë me të madhe për të gjithë qytetarët

Me respekt

E juaja,

Mirjeta Kalludra

Kandidate për deputete Nr. 42

Lidhja Demokratike e Kosovës Nr.16

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat