Porosia e Kurtit për bizneset: Do t’ju çlirojmë nga haraçi

Politika

Porosia e Kurtit për bizneset: Do t’ju çlirojmë nga haraçi

Më: 27 maj 2017 Në ora: 16:30
Kurti me bizneset

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti ka vizituar sot tregun e shumicës në Prishtinë, ku ka takuar qytetarë, punëtorë, shitës e klientë.

Kurti, në Facebook shkruan se ai dhe Vetëvendosje nuk do të lodhen së përsërituri se ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme janë shtyllë e rëndësishme për punësimin dhe ekonominë e Kosovës, përderisa atyre u ka premtuar se do t’i çlirojë nga haraçi e kostot, që sipas tij, ua rrit një administratë e korruptuar.

Shkrimi i plotë:

Paradite vizituam tregun e shumicës në Prishtinë. Qytetarët, punëtorët, bizneset e vogla e të mesme, shitësit, klientët të gjithë na pritën me entuziazmin e ndryshimit që po afrohet.

Nuk do të lodhemi duke përsëritur se ndërmarrjet e vogla e të mesme janë një shtyllë e rëndësishme për punësimin dhe ekonominë e Kosovës. Ne do ta lehtësojmë barrën e tyre tatimore dhe do t’i çlirojmë nga haraçi apo kostot që ua rrit një administratë e korruptuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat