Pse Kadri Veseli takoi komandantin nga Drenica, Jetullah Gecin, para se të nis fushatën në Skënderaj?

Politika

Pse Kadri Veseli takoi komandantin nga Drenica, Jetullah Gecin, para se të nis fushatën në Skënderaj?

Më: 27 maj 2017 Në ora: 20:41
Veseli në Skenderaj

Para se të mbaj takimin me elektoratin e Skënderaj, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka shkuar në kullën e komandantit të Brigades 112 “Arben Haliti”, Jetullah Gecin.

Në këtë takim, Veseli bashkë me nënkryetarin, Hajredin Kucin kanë kërkuar mbështetjen e Jetullah Gecin për PDK-në, duke qenë se ky i fundit gëzon një respekt të madh jo vetëm në Skënderaj por edhe në tërë Drenicën.

Për më tepër, Geci pas një jave ka paralajmëruar një takim me të gjithë ish ushtarët e UCK-së, të Bigadës 112 Arben Haliti, të cilët sipas tij do ta konfirmojnë edhe një here mbështetjen për koalicionin PDK-AAK-NISMA. Merret vesh se gjatë qëndrimit në Kullën e Jetulla Gecit, pos zgjedhjeve të përgjithshme është biseduar edhe për ato lokale, ku djali i Jetullahut, Faruk Geci, është pretendent për kryetar të Skënderaj. Veseli ka thënë se përkrah idenë që frymë e re të mbizotërojë edhe në zgjedhjet lokale në Skënderaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat