Pse Ramush Haradinaj u tërhoq nga debati me Avdullah Hotin dhe Albin Kurtin?!

Politika

Pse Ramush Haradinaj u tërhoq nga debati me Avdullah Hotin dhe Albin Kurtin?!

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 29 maj 2017 Në ora: 07:57
Haradinaj, Hoti dhe Kurti

Në vendet demokratike si në SHBA si dhe në Evropë janë të njohur debatet publike ndërmjet kandidatëve për të parin e vendit.

Teksa janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe jemi në prag të fushatës zgjedhore, ishte planifikuar një debat mes kandidatëve për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hotit nga LDK me koalicionin e saj, Ramush Haradniajt nga koalicioni i PDK-së dhe Albin Kurtiti nga Lëvizja Vetëvendosje. Por në momentet e fundit, Ramush Haradinaj është tërhequr nga një debat i tillë.

“Bota sot” ka kontaktuar kabinetin e Kandidatit të LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti por ata nuk kanë dashur që të flasin lidhur me këtë çështje. Mirëpo Hoti, është shprehur i gatshëm që të ballafaqohet me Haradinajn dhe Kurtin. Ai në njërën nga debatet televizive madje ka thënë se Ramush Haradinaj është frikësuar që të ballafaqohet me të dhe për këtë asrye Haradinaj është tërhequr nga debati i planifikuar.

Ndërsa, sa i përket Haradinajt, zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka thënë se kandidati për kryeministër i koalicionit PDK- AAK dhe Nismës së Kosovës nuk e ka problem që të dal në debat publik që të përballet me kundër kandidatët për shefin e qeverisë së Kosovës.

Image
Muharrem Nitaj

“Pas asnjë problem. Haradinaj është i gatshëm për debat publik”, ka thënë Nitaj për “Bota sot”.  Por, më pas Haradinaj nuk ka pranuar që të dal ballë për ballë me kundër kandidatët për kryeministër, “Bota sot” ka kontaktuar me zyrën për media të AAK-së, por nga kjo e fundit nuk ka marr përgjigje për arsyen e tërheqjes së Haradinajt nga debati publik.

Kurse, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, tashmë ka bërë të ditur që është i gatshëm që të ballafaqohet me Hotin dhe Haradinajn.

Dyshimet për debat

Analisti Albrim Badallaj, duke komentuar kandidaturat për kryeministër, thotë se Avdullah Hoti është një figure e respektuar e shkencës, ndërsa Ramush Haradinaj është një figurë e vlerësuar nga partia e tij.

“Realisht, këto zgjedhje kemi të bëjmë me tre kandidat, dy prej të cilëve i'u është "falur" primati, siç është rasti i Haradinajt dhe i Hotit, meqë tek i pari kemi një figure të vlerësuar nga partia e tij, por si lider i katërt i dalur nga zgjedhjet e fundit, e nga ana tjetër z.Hoti është një figure e respektuar e shkencës dhe për qetësinë që e ka, por që edhe LDK-ja ka pasur figura me reprezentative dhe që kanë pasur me shume vota se sa ai”, ka thënë Badallaj.

Image
Albrim Badallaj

Sa i përket, Kurtit, Badallaj ka thënë se përkundër që në krye të VV-së është Visar Ymeri, Kurti është lideri shpirtëror i VV-së dhe i cili ka përparësi ndaj kandidatëve të tjerë pasi që është më orator.

“Ne anën tjetër, z.Kurti është lider shpirtëror i VV-se, edhe pse kryetar është Visar Ymeri dhe kjo do të ketë ndikim të madh tek elektorati i kësaj partie, që do hyj e vetme në zgjedhje. Për nga aspekti i oratorisë dhe posedimit të një filozofie politike, të cilën e prezanton edhe në gjumë, z.Kurti ka përparësi ndaj kandidateve, ashtu siç ka mangësi ndoshta qasjen paksa ekstreme”, ka thënë Badallaj për “Bota sot”.

Ai  beson që një debat i hapur në mes këtyre tre kandidatëve për deputet do të thotë shumë për qytetarin e pavendosur së kë do ta votojë, e po ashtu do ketë mundësi që të shihen se cila platformë është më e mira dhe më realja.

“E kaluara e këtyre kandidateve dallon, ku kemi z.Haradinaj të dalur nga lufta, z.Kurti nga protestat studentore dhe një sërë rezistencash ndaj UNMIK-ut, ndërsa z.Hoti vjen nga bota akademike dhe një shtytje në politike ia ka dhënë Isa Mustafa. Një debat i tillë i ftuar nga Kurti, me të gjitha këtocilësi tëkëtyre tre kandidateve përkryeministër, do të ishte tejet interesant përndjekësit por edhe vet simpatizantët e partive, ku për me tepër ndikon edhe momentumi i ri i krijuar para zgjedhjeve të 11 Qershorit. Ndonjëherë në Kosovë nuk vlen parimi i meritokracisë, vlerave, guximit dhe liderizmit, meqë kur iu ngulitet në kokë një lider, ai e ndjek me "dashuri tëpërjetshme", e këtu ndikon edhe votimi familjar”, ka deklaruar Badallaj.

Për më tepër, ai dyshon se do të mbahet një debat i tillë.

“Unë dyshoj që do tëketë një debat të tillë të hapur, edhe pse do dëshiroja shumë, për vet faktin se në të tilla raste fitues del personi qëështë me popullsitë dhe ne e digjmë që karta e nacionalizmit dhe e trajtimit tëçështjeve sociale janë pika të ndjeshme për momentin dhe që "dhezin", siç njihet ne zhargonin popullor”, ka përfunduar Badallaj.

Keqkuptimi i debateve në Kosovë

Kurse, analisti Skender Zogaj ka thënë se dalja në debate në Kosovë është keqkuptuar dhe është keqpërdorur në mënyrë flagrante, sepse mediat dhe publiku tashmë i konsideron si arena dyluftimi, ku duhet të dilet për ta mposhtur kundërshtarin.

Image
Skender Zogaj

“Por debatet nuk e kanë këtë qëllim, e kanë një qëllim krejt tjetër, e ky është që, liderët të dalin dhe te tregojnë pikëpamjet e tyre personale dhe partiake për përgjegjësitë e caktuara që kërkojnë t'i marrin. Në debatet në Kosovë kjo nuk ndodh, sepse debatuesit në të shumtën e herës janë nga radhët e injorancës, përfitues të rasteve eklatante të zhvillimeve të panatyrshme që po e shoqërojnë Kosovën nga nisma e luftës e deri në ditën e sotme. Nuk janë vetëm injorantët që njollosin debatet, sepse në rrjetin e injorancës kanë rënë edhe shumë intelektualë, të cilët duke mos mundur që t'iu imponojnë bashkëbiseduesve debatin e mirëfilltë, të diskutimit me dëshmi e fakte konkrete, iu kanë dorëzuar zhurmës e llomotitjeve, britmave dhe shqirrjeve, rrahagjokseve dhe fyerjeve me thashetheme e përgojime dhe me mburrje bretkose! Debatet e këtilla nuk na duhen!”, ka thënë Zogaj për “Bota sot”.

Ai mendon se kjo është arsyeja që Haradinaj është tërhequr nga dalja në debat me Avdullah Hotin dhe Albin Kurtin.

“Dhe, nëse kjo është arsyeja, unë i jap një plus të madh, sepse, na ka kursyer nga një mundim publik. Paramendojini situatën, nëse në debat i shohim duke treguar aftësitë e mundjes të tre kandidatët për kryeministër të Kosovës!!! A mund të ketë gjë më të shëmtuar se sa t'i shohim tre  pretendentët e kreut të shtetit të dalin e të mos thonë asgjë, sepse, nuk kanë edhe çfarë thonë, teksa, situata është krejtësisht absurde dhe me kurdisje të thella keqdashëse”, ka thënë Zogaj.

Sipas Zogajt, tre pretendentët për kryeministër të Kosovës, janë të mirënjohur për publikun e gjerë, dhe se qytetari më i thjeshtë i vendit i njeh si paren e kuqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat