Veton Seferi: Lëvizja Vetëvendosje në Drenicë po rritet masivisht

Politika

Veton Seferi: Lëvizja Vetëvendosje në Drenicë po rritet masivisht

Më: 29 maj 2017 Në ora: 12:21
Veton Seferi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Veton Seferi, i cili mban numrin 94, është i bindur se ka ardhur koha që në Kosovë të ndryshojë pushteti, pasi qytetarët janë lodhur me premtimet e parealizuara të atyre që udhëhoqën vendin që nga çlirimi i Kosovës.

Veton Seferi i cili vie nga Prekazi i Skenderajt, orientimin e tij kryesor e ka në ekonomi, duke premtuar sjelljen e investitorëve gjermanë, pasi veç mbështetjes që ka nga 100 kompani në Gjermani, ai ka edhe këshilltarë gjermanë të specializuar për çështje ekonomike dhe sociale.

Seferi në një intervistë për KosovaPress, duke folur për dështimet në ekonomi që kanë ndodhru për 17 vite në Kosovë, për largimin e investitorëve potencial nga Kosova, këshillon që investitorët nuk duhet të shikohen si shenjë dollari, por atyre duhet t’u krijohen kushte të përshtatshme për investime.

Dështimi i investimeve të premtuara, ka bërë që kandidimi i Vetonit të pritet mirë nga bashkëvendësit e tij në Prekaz dhe Drenicë, duke e parë si alternativë të vetme për Lëvizjen Vetëvendosje.

Seferi: Rinia nga Drenica e shohin alternativën e vetme Lëvizjen Vetëvendsoje 

“Nga bashkëvendësit e mi, pikërisht nga Prekazi, sepse aty unë i kam themelet e familjes, është pritur shumë mirë kjo iniciativë e imja, që të jem kandidat për deputet nga Partia e Lëvizjes Vetëvendosje, sepse në përgjithësi në Drenicë, por as në Prekaz, investimet të cilat është dashur të ndodhin këto 18 vite që po bëhen nga çlirimi i Kosovës, nuk kanë ndodhur. Prandaj të gjithë, sidomos rinia nga Drenica, e shohin alternativën e vetme Lëvizjen Vetëvendosje dhe mua si kandidat i kësaj ane”, tha Seferi.

Ai mendon se deri më tani qytetarët e Drenicës, por edhe të Prekazit nga vie ai, e kanë votuar Partinë Demokratike, për arsye se është menduar se ka qenë krah i Drenicës, krah i luftës dhe kanë menduar që ata do ta zhvillojnë Drenicën dhe do t’i japin prioritet zhvillimit ekonomik, me besimin se do të tërhiqnin investime nga jashtë dhe të bënin që qytetarët të qëndrojnë në vend, e jo të largohen nga Kosova.

Shkuarja e PDK-së në balotazh në Drenas në zgjedhjet fundit, është vlerësuar si zhgënjim i elektoratit ndaj partisë në pushtet, PDK-së, për mos përmbushjen e premtimeve dhe mos zhvillimin e vendit. Por Veton Seferi vlerëson se Skenderaj është edhe më i pazhvilluar se Drenasi.

“Nëpër Kosovë janë dhënë shembuj shumë të këqij për Drenicën, siç është asfalti. Asfalt të mirëfilltë në Skenderaj nuk ka. Rruga Skenderaj – Mitrovicë, është siç ka qenë në vitet e 80-ta. Rruga Skenderaj – Komoran, vetëm tani dy kilometra janë asfaltuar me katër korsi, të tjerat janë siç kanë qenë edhe në kohën e luftës. Rruga Skenderaj – Klinë është po ashtu, dmth. nuk është investuar”, tregon kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për disa nga arsyet pse votuesit e Skenderajt e kanë humbur besimin në partinë që ka pasur pushtetin për 17 vite në këtë komunë.  

Ai po ashtu beson se edhe projektet e shumta që do të sjellë në Kosovë, do të jenë njëra nga arsyet pse do të votohet ai dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Seferi: Ka shumë arsye, pse qytetarët duhet ta përkrahin Lëvizjen Vetëvendosje

“Ka edhe shumë arsye, pse qytetaret duhet ta përkrahin Lëvizjen Vetëvendosje dhe mua si kandidat i saj, për arsye se kam projekte konkrete, si dhe më këshilltarët e mi që i kam gjermanë, unë jam edhe anëtar i “Besa Foundation” në gjermani, ku mbi 100 firma janë anëtare dhe të gjitha më kanë mbështetur mua dhe më kanë premtuar se do ta kem përkrahjen e tyre, dhe se do të sjellin investime në Kosovë, pikërisht në rajonin ku vi unë”, thotë Seferi.

I riu nga Prekazi nuk mendon që prodhimet serbe do të ndalën më rrëzimin e kamionëve, por me forcimin e ekonomisë dhe me rritjen e prodhimeve vendore.

Seferi: Ka shumë arsye, pse qytetarët duhet ta përkrahin Lëvizjen Vetëvendosje

“Nuk mendoj që rrëzimi një kamioni është arritje për dikë. Unë mendoj që ne duhet të zhvillohemi ekonomikisht, ta mendojmë jetën përpara, të krijojmë vende të reja të punës në Kosovë, të prodhojmë në Kosovë, që të mos kemi nevojë thuajse fare të importojmë nga Serbia dhe me prodhime vendore vet t’ia dalim ta mbulojmë tregun vendor si dhe të eksportojmë jashtë vendit”, porositë ekonomisti nga Skenderaj, ndërsa strategji të punës së tij e ka sjelljen e përvojës gjermane në Kosovë.

Seferi: Unë kam qëndruar në Gjermani

“Strategjia ime është, siç edhe e ceka, unë kam qëndruar në Gjermani, kam jetuar në Gjermani dhe në Kosovë dhe kam parë se si zhvillohet atje vendi. Së pari nuk duhet ta shikosh asnjë investitor si shenj dollari. Investitorët duhet t’i shohim si njerëz, të cilët e dërgojnë vendin përpara. Me investimet e tyre punësohet rinia kosovare, nuk ka nevojë një i ri drenicas ose kosovar, që të kërkojë vizë dhe të dal jashtë vendit, për arsye se ka përfunduar fakultetin, ka përfunduar magjistraturën dhe nuk ka asnjë vend të lirë të punës”.

Ai po ashtu tregon se ka këshilltarë gjermanë profesionistë të çështjeve ekonomike dhe këshilltarë të çështjeve sociale. Kurse në programin e tij, parasheh përkrahjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve, të cilat në Kosovë shkelen vazhdimisht.

Seferi mendon se nga perspektiva gjermane, Kosova ka një të ardhme të ndritur. “Perspektiva e Kosovës shihet shumë e madhe, në rast se u garantohet investitorëve siguri, të funksionojnë gjykatat që të mos kenë rrezik t’u mbyllen. Ne jemi munduar edhe më përpara të sjellim investime në Drenicë. Ato nuk kanë ardhur, për arsye se janë bllokuar nga këta që janë për momentin në pushtet. Ato investime nuk i kanë dashur dhe arsye e tyre ka qenë i bëjmë vet dhe nuk i kanë bërë asnjë herë”.

Ai sjell një rast të dështimit të investimeve të jashtme. “Është një rast në Kuqicë të Skenderajt, aty mund të sigurohet ujë për të gjithë Drenicën më 24 orë pa ndërprerje, nëse e vendosim një branë për ndaljen e ujit. Për këtë ka qenë një projekt që  e kemi pas të gatshëm nga Bashkimi Evropian, vetëm ka qenë dashur që zyrtarisht të kërkohet nga Qeveria dhe nga Komuna e Skenderajt, dmth. të jetë në vijë zyrtare, asgjë nuk ka ndodhur asnjëherë, dhe ai projekt ka mbetur i pa përfunduar. Arsyet e  tyre kanë qenë, se e kemi edhe ne planin tonë dhe do ta zhvillojmë ne, por asnjëherë në këto 17 vite nuk ka ndodhur kjo”, thotë Seferi.

Fuqia e ndikimit të tij në zhvillimin  e ekonomisë në Kosovë vie nga Gjermania, pasi  veç që është biznesmen në Gjermani, ku ka marrë mbështetje edhe nga shumë biznese, se nëse u garantohen kushte për investime, ata janë të gatshëm të sjellin investime në Kosovë.  

Seferi: Jam biznesmen në Gjermani

“Unë jam biznesmen në Gjermani, kam bizneset e mia atje, kryesisht në hoteleri, po kam edhe kolegë dhe afaristë tjerë që merren me ndërtim dhe kanë fabrika të ndryshme të prodhimit, të cilët më kanë mbështetur dhe më kanë përkrahur, që nëse Kosova ju garanton atyre investimin që do ta bëjnë, që të mos u mbyllen dhe të mos u kërkohen para, sepse kështu ka ndodhur më përpara, do të vinë dhe do të investojnë në Kosovë, për të mirën e vendit”.

Vetoni beson se në Drenicë është duke ndodhur ndryshimi, pasi qytetarët janë lodhur me pushtetin e deritashëm dhe nuk e fshehin dëshirën për ndryshime.

Seferi: Jam biznismen në Gjermani

“Të rinjtë e Drenicës nuk frikohen të thonë se është koha për ndryshime. Në këto 17 vite në Drenicë kanë ndodhur vetëm rotacione, ka ardhur ky, ka shkuar ai, nuk kanë ndodhur ndryshime. E gjithë rinia e Drenicës, kanë thënë që do ta kesh përkrahjen, disa hapur, e disa kanë thënë se në mënyrë të hapur nuk mundemi të më mbështetin”, thotë Seferi.

“Unë pres që në këto zgjedhje në Skenderaj të ndodh një thyerje goxha e madhe e PDK-së, që do të pasohet pastaj edhe me zgjedhjet lokale, sepse të rinjtë dhe qytetarët e Drenicës, po e shohin se alternativa e vetme për zhvillim të vendit, është Vetëvendosje, siç e ka prezantuar kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, në planin e zhvillimit të Lëvizjes Vetëvendosje”, shprehet i bindur Seferi.

Ai u premton qytetarëve se nëse do të jetë pjesë e Parlamentit të Kosovës, do të jetë në dispozicion të tyre 24 orë, për të dëgjuar hallet e tyre dhe për të bashkëpunuar me ta.

Vëllezërit Seferi janë ndër biznesmenët më të njohur në Augsburg të Gjermanisë, pasi udhëheqin një rrjet të njohur të restoranteve në këtë qytet. Ata janë të njohur në Munchenit për aktivitetin e tyre, jo vetëm biznesor, por edhe për atë kombëtar, humanitar dhe kulturor. Ndikimi i tyre ka qenë çdoherë i madh në sensibilizimin e çështjeve të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, fal lidhjeve dhe bashkëpunimit që kanë me deputetë të Parlamentit gjerman dhe atij evropian dhe përfaqësues tjerë politik në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat