“Simpatizantët e PDK-së” thonë se Molliqaj e kishte idol Hashim Thaçin

Politika

“Simpatizantët e PDK-së” thonë se Molliqaj e kishte idol Hashim Thaçin

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 20:41
Molliqaj foto me Thaçin

Një faqe në rrjetin social Facebook, e titulluar “Simpatizantët e PDK-së”, ka publikuar një fotografi në të cilën pretendohet të jetë Dardan Molliqaj, sekretar organizativ i Vetëvendosjes, përkrah presidentit aktual e ish-kreut të PDK-së Hashim Thaçi.

Sipas përshkrimit të fotografisë nga kjo faqe në Facebook, Molliqaj e kishte idol Hashim Thaçin.

“Dardan Molliqaj e kishte idoll Hashim Thaçin. Vraponte për të bërë foto me të. Foto nga faqja jonë /simpatizantët e PDK-së”, thuhet në përshkrimin e kësaj foto.

Deri tash Molliqaj nuk e ka mohuar as komentuar këtë fotografi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat