Haziri: Unë jam nga Gjilani, “Double G”

Politika

Haziri: Unë jam nga Gjilani, “Double G”

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 21:28
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në studiot e Magazina Zgjedhore e nisi me prejardhjen e tij duke treguar edhe njëherë me krenari se është nga Gjilani.

“Unë jam nga Gjilani, Gjilan, Gjilan, Double G i thonë atje”, tha Haziri.

Tutje Haziri foli edhe për koalicionin PDK-AAK-Nisma duke thënë se PDK ka koalicion të liderëve kurse LDK koalicion edhe me qytetarët.

“Janë dy arsye, koalicion i bashkimit të votave, ne kemi koalicion edhe me qytetarët, PDK ka koalicion të liderëve, elektoratin e kanë të shkëputur”.

“LDK merr vendime të matura dhe i sjell në kohën e duhur, ne i sigurojmë qytetarët se do të qëndrojmë përballë kësaj kauze politike duke qenë gardianë të së mirës, bashkimi i liderëve në atë koalicion nuk ka me funksionu”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat