Sejdiu, Hazirit: Si anëtar i cilës parti po flet?

Politika

Sejdiu, Hazirit: Si anëtar i cilës parti po flet?

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 23:41
Dardan Sejdiu

Dardan Sejdiu i është kundërpërgjigjur Lutfi Hazirit i cili ka thënë në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova se organizata “Rrjeti i Aksionit për Kosovën – KAN” nga e cila rrjedh Lëvizja Vetëvendosje ishte organizatë shqiptaro-serbe.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, para se ta akuzonte Lidhjen Demokratike të Kosovës për gati gjithçka të keqe që i ka ndodhur vendit nga paslufta, e ka pyetur nënkryetarin e LDK-së se “si anëtar i cilës parti po flet?”, duke aluduar në bashkëpunimet dhe koalicionet jo të pakta të LDK-së me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Lidhja Demokratike është një nga partitë që e ka sjellur në këtë gjendje Kosovën, buzë greminës. Është ky subjekt që e ka mirëmbajtur PDK-në, është ky subjekt që nuk e nënshkroi kërkesën për t’u hetuar SHIK-u dhe është ky subjekt që e ka zgjedhur edhe Hashim Thaçin president edhe Kadri Veselin kryeparlamentar”, ka pohuar Sejdiu.

“Prandaj këtyre s’u ka mbetur gjë tjetër veçse të shpifin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat