Haziri: Nëse PDK-AAK-Nisma fiton, kryeparlamentarin do ua japin serbëve

Politika

Haziri: Nëse PDK-AAK-Nisma fiton, kryeparlamentarin do ua japin serbëve

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 00:09
Lutfi Haziri

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se nëse koalicioni PDK-AAK-Nisma dalin fitues në zgjedhjet e parakohshme, atëherë kryeparlamentarin do t’ia japin Listës Serbe.

Në Magazina Zgjedhore, Haziri tha se kjo rezulton në bazë të marrëveshjes së PDK-së pasi ky subjekt partiak ka presidencën ndërsa AAK ka Qeverinë.

”Nëse jemi në opozitë, nuk do jemi LDK që ka mbështetë në emër të çdo gjëje për kauza politike”.

”Kemi treguar solidaritet, LDK nuk jep solidaritet më për asgjë hiq”.

”Meqë PDK nuk ka të nominuar më ata kanë rënë. Nuk besoj që do të ketë Kryetarin e Kuvendit. Sipas marrëveshjes PDK ka presidencën, AAK e merr Qeverinë, Serbët e marrin kryeparlamentarin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat