Thaçi: Pavarësisht rezultatit, Kosova do të ketë një qeveri pro-evropiane

Politika

Thaçi: Pavarësisht rezultatit, Kosova do të ketë një qeveri pro-evropiane

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 13:35
Presidenti Thaçi priti vëzhguesit nga Parlamenti Europian për zgjedhjet në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot vëzhguesit nga Parlamenti Europian për zgjedhjet në Kosovë, të kryesuar nga z. Igor Šoltes, e me të cilët bisedoi për zgjedhjet në Kosovë, e të cilët përfaqësonin të gjitha grupet parlamentare të Parlamentit Europian.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, demokratike e fer dhe se pret që të njëjta do të jenë edhe zgjedhjet e 11 qershorit.

Presidenti Thaçi falënderoi Soltes që Parlamenti Europian ka dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve.

“Kështu do të konfirmohet standardi i lartë i zgjedhjeve në Kosovë”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Soltes u shpreh se zgjedhjet janë proces i rëndësishëm për Kosovën.

“Jemi të këtu të ndihmojmë këtë proces të rëndësishëm”, u shpreh Soltes.

Presidenti Thaçi u shpreh se çfarëdo të jetë rezultati i zgjedhjeve, Kosova do të ketë qeveri pro-europiane, pro-NATO dhe multi-etnike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat