Limaj: Nuk kam pritur që Ramushi të bëj koalicion, më pat thënë se “s’po bëhet”

Politika

Limaj: Nuk kam pritur që Ramushi të bëj koalicion, më pat thënë se “s’po bëhet”

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 21:25
Limaj dhe Haradinaj

Kryetari i Nismës për Kosovën ka folur për periudhën parazgjedhore kur AAK-ja e Ramush Haradinajt lidhi koalicionin me PDK-në e Kadri Veselit.

Limaj, në një emision televiziv tha se nuk e kishte pritur një koalicion të tillë, duke thënë se pa pritur refuzim nga Haradinaj kundrejt PDK-së.

Madje, Limaj thotë se Haradinaj në një moment i kishte thënë se koalicioni “s’po bëhet”.

“Kam pritur qe z.Haradinaj ta refuzojë koalicionin me PDK’në. Më ka thirrë në një moment më ka thanë s’po bëhet, thash shumë mirë që spo bëhet, por në një moment prapë ma kërkoi të udhëtojmë bashkë dhe kisha një kontratë me të”, ka thënë ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat