Në pranverën e vitit 2018 mund të mbahen zgjedhje të reja

Politika

Në pranverën e vitit 2018 mund të mbahen zgjedhje të reja

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 22:11
Ilustrim

Analistët politik mendojnë se inatet në mes të subjekteve politike parlamentare të Kosovës kanë bërë që bashkëpunimi që është i domosdoshëm mes tyre për të qeverisur vendin mund të mos arrihet fare.

Ata thonë se vijat e kuqe mund të çojnë drejtë asaj që asnjë grup politik të mos sigurojë përkrahjen e nevojshme për themelimin e qeverisë së re.

Analisti Ramush Tahiri thotë se ky opsion është më pak i mundshëm, ndonëse ai e sqaron se një nga opsionet mbetët edhe pajtimi i subjekteve politike për krijimin e një qeverie teknike me bazë të gjerë, pa opozitë.

Kjo sipas tij do të duhej të kalonte çështje madhore si demarkacioni dhe themelimin e asociacionit të komunave serbe, pas të cilës kosovarët, qysh në pranverën e vitit të ardhshëm t’iu drejtoheshin kutive të votimit edhe njëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat