“Prokuroria e Shtetit është nën zapin e nëntokës së krimit”

Politika

“Prokuroria e Shtetit është nën zapin e nëntokës së krimit”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 19 qershor 2017 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Prokuroria e shtetit ende nuk ka iniciuar ndonjë rast të vetëm eksoficio për të hetuar milionat e pa shpjegueshëm të zyrtarëve të shtetit.

Raporti i Agjencisë Kundër Korrupsion që u publikua ditë më parë, shfaqi edhe njëherë pasurinë marramendëse të politikanëve në Kosovës. Milionat e politikanëve nuk janë hetuar ende në mënyrë të detajuar. Në anën tjetër, është deklaruar shpeshherë politikanët gjejnë mënyra të ndryshme për ta fshehur pasurinë e tyre duke e dërguar jashtë vendit apo edhe forma të tjera.

Prokuroria e shtetit ende nuk ka iniciuar ndonjë rast të vetëm eksoficio për të hetuar milionat e pa shpjegueshëm të zyrtarëve të shtetit.

Njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi ka vlerësuar se mbi bazën e kompetencave kjo prokurori po dështon në punën e saj, meqë është nën dirigjimin e politikës.

Sipas tij, shumë herë është thënë se tri mekanizmat e shtetit për funksionimin e shtetit ligjor janë themelore, duke filluar nga policia, prokuroria dhe gjykata.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat