Zogaj: Investitorët ju kthyen Kosovës gjatë qeverisjes Mustafa edhe për këto arsye

Politika

Zogaj: Investitorët ju kthyen Kosovës gjatë qeverisjes Mustafa edhe për këto arsye

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 20 qershor 2017 Në ora: 09:38
Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa Zogaj-Gashi

Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik në qeverinë e kaluar, Besa Zogaj- Gashi, në një intervistë për “Bota sot” ka thënë se në dy vite te qeverisjes  Mustafa, besueshmëria e bizneseve vendore dhe të huaja në institucione është rritur dukshëm.

Sipas saj, kjo ka ndodhur për shkak se nuk ka pasur asnjë aferë korruptive gjatë kësaj perudhe të qeverisjes

Bota sot: A mendoni se korrupsioni në Kosovë po bënë që mos të kemi investitor nga jashtë?

Besa Zogaj-Gashi: Ka disa faktor që mund të ndikojnë në vendimmarrje të investitorëve për të investuar më një vend. Natyrisht se korrupsioni ndikon, mirëpo këto dy vite te qeverisjes  Mustafa, besueshmëria e bizneseve vendore dhe të huaja në institucione është rritur dukshëm. Gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë aferë korruptive , jemi takuar me shumë investitor, në ministri dhe ne forume ndryshme ekonomike. Besueshmëria është rritur dukshëm sepse asnjë ministër nuk ka pasur ndonjë aferë korruptive.

Unë personalisht kanë takuar dhjetëra investitorë serioz sidomos të sektorit të energjisë dhe burimeve të ripërstshme ku kam treguar vullnet për ti përkapur edhe në institucione tjera në mënyrë që të krijojnë besueshmëri ne institucione tona.  Gjatë qeverisjes Mustafa jemi dëshmuar në luftën kundër  krimit dhe korrupsioni sidomos ne  Doganat e Kosovës dhe Administratën Tatimore. Krimi dhe korrupsioni nuk është luftuar asnjëherë më shumë sesa nga Qeveria e kaluar,  por, kjo nuk është e mjaftueshme. Këto ditë edhe ne seancën plenare të Parlamentit Evropian (PE), pas raportimit të fundit nga raportuesja e PE, Ulrike Lunacek, Komisioneri i Bashkimit Evropian Politika të Fqinjësisë Evropiane dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, ka përgëzuar Kosovën për progresin e arritur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të sot në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat