“PDK-AAK, koalicioni i krimit dhe zhvatjes”

Politika

“PDK-AAK, koalicioni i krimit dhe zhvatjes”

Nga: Bota sot Më: 20 qershor 2017 Në ora: 10:20
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Koalicionet parazgjedhore dhe mundësitë për koalicione paszgjedhore vazhdojnë të komentohen.

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë se fakti se klani "Pronto" ka vazhduar të jetë kaq gjatë në pushtet është shkak i dështimeve të vazhdueshme nga LDK.

Duke folur rreth kësaj, Mehmeti ka thënë se kjo e fundit është parë gjithnjë si shpresë për qytetarët e vendit, por apetite personale brenda në LDK ia mundësuan klanit " Pronto" të këtë jetëgjatësi në pushtet.

Sipas tij, koalicioni i fundit mes PDK dhe LDK-ja shtojë edhe më shumë apetite tek qytetarët për ndryshim eventual, prandaj edhe u ndëshkuan nga qytetarët.

“Ishte gabim fatal mosbërja e koalicioni VV-LDK para zgjedhjeve, të cilat do të fitonin bindshëm dhe s’do kishte nevojë që endë të futet në krizë. Kjo e fundit edhe pritet të ndodh, pasi PAN nuk i ka numrat por nuk do të lëshojnë rrugë për VV që të formojë qeverinë. Kësaj do i kontribuojë edhe Thaçi si president i vendit, i cili njihet për aftësitë e tija manipuluese dhe intriguese. Sipas mendimit tim ose do të formojë PAN qeverinë ose vendi do të shkojë sërish në zgjedhje prapë edhe pse besoj se do të ndodhë kjo e para”, ka thënë Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai mes tjerash ka thënë se Pacollit nuk i besohet sepse pikërisht ai do të jetë fajtori që do e formojë qeverinë e PAN-it.

“Në interes të vendit do të ishte një koalicion VV-LAA, por duke ditur se PAN janë njerëz jo demokratik, ata nuk besoj se lëshojnë rrugë për dikë tjetër. Pra VV dhe LDK-ja po paguajnë gabimin e tyre të mos futjes në koalicion parazgjedhor. Derisa " Pronto " qëndron në pushtet, asnjëherë vendi nuk do të ketë zhvillim ekonomik, mirëqenie për qytetarët dhe perspektivë për të rinjtë. Ky është koalicion i krimit, i zhvatjes dhe i pasurimit të oligarkëve dhe bandave të tyre. Pra është koalicion i së keqes, i territ dhe i errësirës e Kosova nuk e meriton këtë koalicion”, ka thënë analisti politik Mehmeti./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat