U votuan ata që i kanë të mbyllura të gjitha dyert e ambasadave

Politika

U votuan ata që i kanë të mbyllura të gjitha dyert e ambasadave

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 21 qershor 2017 Në ora: 17:21
Driton Selmanaj, foto nga gazeta "Bota sot"

Në pjesën e dytë të intervistës ekskluzive për gazetën “Bota sot”,  deputeti Driton Selmanaj ka thënë se, pa një konsensus politik brenda partive politike në Kosovë, nuk do të mund të zgjidhet çështja  e demarkacionit me Malin e Zi.  Sipas tij,  liberalizmi i vizave do të vazhdojë  të jetë peng i demarkacionit. Selmanaj po ashtu ka potencuar se LDK është e gatshme për opozitë, ndonëse partia e tij nuk ka një qëndrim të prerë në lidhje me një koalicion të mundshëm më Vetëvendosjen.  Sipas deputetit të ardhëm të Kuvendit të Kosovës Driton Selmanaj, sovrani e dha fjalën e vet duke ua dhënë votat atyre që i kanë të mbyllura dyert e gjitha ambasadave të huaja.

Bota sot: Do te bënit koalicion me Vetëvendosjen, pasi që Vetëvendosje është e bindur se ajo do ta formojë qeverinë?

Driton Selmanaj:  Në fakt unë do të bëjë një prerje këtu, sepse LDK ende nuk ka një qëndrim sa i përket me Vetëvendosjen sa kam kuptuar brenda strukturave të LDK-së ka një qëndrim se një koalicion me PAN asnjëherë,  por që më Vetëvendosjen ende nuk ka një qëndrim derisa nuk ka një qëndrim dhe do të kursehesha të flas në emër të subjektit.

Në emrin tim personal po e them ketë për LDK-në është shumë e shëndetshme të shkojë në opozitë, sepse elektorati na e tregoi vendin dhe na vendosi si partinë e tretë, përkundër asaj që unë mendoj se kjo ka qenë e pa drejtë, sepse janë bërë punë të mira dhe e dyta është çka është shumë e rëndësishme ka qenë një ofertë programore dhe kuadrove që ka qene e pa konkurrentë për partitë e tjera por që ja elektorati neve na vendosi si parti e tretë dhe meqë vendosi ashtu ne te rrimë në opozitë, të merremi më çështjet e brendshme dhe gjithmonë një opozitë konstruktive brenda Parlamentit të Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat