Der Spiegel: Thaçi prej vitesh ndiqet nga hetuesit e Speciales, por ja çka ka deklaruar Hashim Thaçi

Politika

Der Spiegel: Thaçi prej vitesh ndiqet nga hetuesit e Speciales, por ja çka ka deklaruar Hashim Thaçi

Nga: Bota sot Më: 22 qershor 2017 Në ora: 12:22
Hashim Thaçi

Media gjermane, “Der Spiegel” derisa ka shkruar në lidhje me presidentin e Kosovës, i cili ka dhënë edhe një deklaratë për median gjermane, Hashim Thaçi, shkruan se ai ankohet për vonesat e BE në rajon, duke u lënë kështu hapësirë të tjerëve, si “fanatikëve muslimanë”.

Presidenti i Kosovës ankohet edhe për rritjen e nacionalizmit dhe ndikimit rus, që është i kudondodhur ku jetojnë serbët. Në lidhje me deklaratat e bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm, Hashim Thaçi, ka thënë se ai është keqkuptuar. Pa iu referuar asnjë burimi “Der Spiegel” shkruan se hetuesit prej vitesh po e ndjekin Thaçin dhe pikërisht tani atij i kërcënohet një aktakuzë nga një tribunal i veçantë në Hagë për shkak të krimeve të rënda të luftës. Në lidhje me këtë rrezik Thaçi deklaroi se – së pari – nuk ka qenë komandant ushtarak, por politik i UÇK-së dhe – së dyti – asnjë gjykatë e kësaj bote nuk mund ta rishkruajë historinë – “nuk kemi asgjë për të fshehur”, tha ai, në punën e së cilit ndodhen libra të ish miqve gjatë kohëve të luftës Joschka Fischer dhe Gerry Adams.

“Presidenti dëshiron të tregojë se nuk ka të bëjë asgjë me Thaçin e atëhershëm, por për të në një raport të shërbimit sekret gjerman BND thuhet se kontrollon një rrjet të tërë kriminal në Kosovë.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat