Zgjedhjet lokale pengojnë koalicionin LDK-VV në qeveri

Politika

Zgjedhjet lokale pengojnë koalicionin LDK-VV në qeveri

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 22 qershor 2017 Në ora: 17:13
LDK - Vetëvendosje

 “Unë jam skeptik se kjo do të ndodh, pasi janë afër zgjedhjet lokale dhe LDK është e frikësuar nga VV, sepse kjo ia ka marrë të gjitha komunat e mëdha, si Prishtinën, Ferizajn, Gjilanin.. LDK do të shkonte në një koalicion të tillë po të mos ishin zgjedhjet lokale. Zgjedhjet lokale po e prishin këtë balanc qeveritar”, ka thënë Jeton Kelmendi për “Bota sot”.

Derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar ende rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura me 11 qershor, partitë politike kanë nisur tashmë negociatat për formimin e një koalicioni të madh, me të cilin do t’i sigurojnë numrat për formimin e Qeverisë së re. Dy ditë më parë, Lëvizja  Vetëvendosje i ka bërë ftesë publike koalicionit LDK-AKR-Alternativa, që para certifikimit të rezultateve të takohen për të biseduar rreth formimit të Qeverisë.

Megjithëse për takimin e tyre nuk është dhënë ende asnjë informatë më shumë, një koalicion i mundshëm mes LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ka marrë përkrahjen edhe të Partive Popullore Evropiane.

Në një komunikim zyrtar të një deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, është bërë e qartë se Partitë Popullore Evropiane, përfshirë edhe Doris Pack, i japin përkrahje ndërtimit të qeverisë nga Albin Kurti dhe Lidha Demokratike e Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat