Vetëvendosje duhet ta njoh kontributin historik të Presidentit Rugova

Politika

Vetëvendosje duhet ta njoh kontributin historik të Presidentit Rugova

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 22 qershor 2017 Në ora: 17:29
Shtatorja e Presidentit Rugova, Albin Kurti dhe Visar Ymeri

Një koalicion ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, po vlerësohet si i duhuri për situatën në të cilën vendi ndodhet aktualisht. Përtej kësaj, Vetëvendosje dhe LDK si parti ideologjikisht të kundërta me njëra tjetrën tashmë kanë nisur të vendosin kushtet e tyre për bashkëqeverisje. Njëri prej kushteve të LDK-së është që Vetëvendosja të njoh kontributin e Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. 

Vepra e Presidentit Rugova është vlerësuar nga të dhe po ashtu është njohur nga të gjithë. Dikush për arsye të vlerësimit ndaj veprës së Rugovës e të tjerë për çështje politike. Ajo që ka rëndësi është se edhe faktori politik në Kosovë, pa dallim partie e organizate po e njeh veprën madhështore të arkitektit të pavarësisë së Kosovës.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, janë të vetmit që nuk kanë nderuar varrin e Presidentit Ibrahim Rugova dhe kjo është një nga pikat ku nuk përputhen me LDK-në por as me më shumë se gjysmën e qytetarëve të Kosovës, të cilët nëse jo LDK-në, të paktën Presidentin historik Ibrahim Rugova e kanë njohur dhe e konsiderojnë si arkitekt të pavarësisë së Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat